Connect with us

Shkrime

Sharra e Vuçiç/ Serbët, një fis i prapambetur?

Nga Dragomir Anđelković

Imagjinoni sikur Aleksandër Vuçiç të mos kishte presion nga Brukseli dhe anëtarët kryesorë të BE-së për shkak të Kosovës. Si do sillej ai? Vuçiç as nuk do të pretendonte të ishte president i një vendi demokratik.

Serbia, nëpër dekada totalitarizmi, e ndjekur nga një periudhë luftërash për trashëgiminë jugosllave, nuk ka arritur të ketë një demokraci funksionale. Në praktikë, gjërat – edhe kur ishin shumë më të mira se sot në aspektin e demokracisë, gjatë qeverive të Koshtunicës dhe mandateve presidenciale të Boris Tadiç – ishin larg asaj që ne mund të konsiderohej një plejadë e kënaqshme. Por tani, gjatë regjimit personal të Aleksandër Vuçiç, demokracia duket edhe si një përrallë.

Serbia, për të qenë objektiv, nuk është ende si Koreja e Veriut, por është shumë e ngjashme me demokracinë në Uzbekistan apo Sudanin e Jugut, pasi është kristal e qartë se Serbia është zhytur në thellësi të realitetit të autoritarizmit.

Perëndimi sot po tregohet tolerant me Beogradfin zyrtar pasi ka vendosur që anijen serbe ta kthejë drejt Uashingtonit dhe Brukselit, pra të shtyp në mënyrë agresive atë që ata e quajnë putinofili. Dhe paskësaj, si me magji, pothuajse brenda natës, demokracia do ta pushtojë Serbinë.

Por Vuçiç po e përdor tolerance perëndimore për të ruajtur dhe thelluar pushtetin e tij personal. Sillet sikur serbët janë një fis i prapambetur dhe vetëm ai është shëruesi I shenjtë… prijësi i dërguar nga Zoti

Ai ofendon arsyet e miliona njerëzve, shpërfill të drejtat e tyre civile, kontaminon mjedisin shoqëror dhe shkel dinjitetin e popullit serb, fal aparatit të tij të gjerë për larjen e trurit dhe represionit postmodern, por edhe për shkak të lojës së tij me ndjenjat e njerëzve.

Nëse vazhdojmë të tolerojmë, nuk do të arrijmë shumë larg. Orientimet e brendshme dhe të jashtme do të ndryshojnë, por Vucic do të jetë sërish aty…Prandaj është koha që të gjithë të heqim mbulesën nga sytë, edhe për të kuptuar se demokracia nuk duhet të vendoset kurrë pas afiniteteve gjeopolitike. Ne te kunderten! Me të gjithçka, pa të asgjë. Përndryshe, ne do të jemi të dënuar që Vuçiç të na formësojë fatin si të dojë për një kohë të gjatë.

Le të falënderojmë Zotin që nuk ka shkopinj magjik gjeopolitik ose që Babadimri nuk plotëson dëshirat e shprehura në mënyrë të pamatur për transferime gjeografike. Me monedhën e Kosovës, realizimin e detyrave euroatlantike dhe me mënyra të tjera të ngjashme, Vucic do t’i blejë vetes një kohë të konsiderueshme për të sunduar.

Që të mos ndodhë kjo, le të çmontojmë sharrën e autoritarizmit të Vuçiç dhe më pas, të biem dakord se si dhe ku do të shkojmë.Do të ishte irracionale të besohej se ai që na çoi në gjendjen aktuale, do të ndryshojë diçka…

 

 

Advertisement