Connect with us

Politike

Koncesioni i sterilizimit/ Cani pas dëshmisë në SPAK: S’e njoh biznesmenin Ilir Rrapaj

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka dëshmuar sot në SPAK në lidhje me koncesionin e sterilizimit, ku lëshuan 8 urdhër arreste. Ai u shpreh se do duhet të ruajë sekretin hetimor, por shtoi se është i hapur për çdo gjë.

“SPAK duhet falënderuar sepse ata po punojnë për zbulimin e të vërtetës, SPAK-u ka nxjerrë ato gjethet të na bëjë hije që nesër në këto ditë të nxehta të jem pa ndonjë siklet. Unë kam qenë i hapur për cdo gjë. Punët e mia janë të ndërtuara mbi bazën e shkresave dhe jo të fjalëve. Jam i detyruar me ligj që kur plotësohet dokumentacioni të jap pëlqimin”.

I pyetur nëse ka pasur shkelje, ai tha: “Duhet të pyesni ata, jo mua. Unë kam dhënë përgjigje për ta që më ka kërkuar institucioni në zbatim të ligjit. Cfarë ndodh më pas është histori më vete, nuk jam më unë ministri që i di këto gjëra.”.

Për kontaktet me biznesmenin Ilir Rrapaj, Cani tha “Ç’ne të më njihte mua? Të më jepte edhe ca para mua, apo si e mendoni ju? Ç’donte ai me mua? Ministri i Financave nuk ka asnjë lidhje me këtë, pse duhet ta njoh?”

Advertisement