Rajon
Vuçiç tallet në oborrin e pasmë të BE-së/ Zyrtari i NATO-s flet për Kosovën dhe Serbinë
Ish-zyrtari i NATO-së dhe analisti për paqe, siguri dhe mbrojtje, Maurizio Geri, në një analizë ka deklaruar se shumë afër shtëpisë, BE-ja po dështon që të sjell pajtim mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, brenda BE-së, ka shtete që refuzojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës e deri tek ato që besojnë se Serbia thjeshtë duhet të pranojë pavarësinë e Kosovës me pak lëshime nga ana e Prishtinës, kjo më e theksuar në pozicionin gjerman.
“Shtetet anëtare lihen të lira që të shprehin qëndrime te tyre në publik, duke dërguar mesazhe të përziera tek Prishtina dhe Beogradi, përsa i përket pozicionit të përgjithshëm të BE-së” – deklaroi Maurizio Geri, I cili gjithashtu theksoi se ndërmjetësimi joefektiv i BE-së, forcon sundimin autokratik të presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic
Ish zyrtari i NATO-s Geri tha se me ardhjen e Joe Biden në pushtet, përgjegjësia për ndërmjetësim iu dorëzua BE-së dhe Marrëveshja potenciale që ishte planifikuar ta nënshkruanin Thaçi-Vuçiç, mbeti pa frymë dhe vdiq
Sipas tij Brukseli dështoi të merrte atë që i duhej, pra që Kosova dhe Serbia ta njohin integritetin territorial të njëra-tjetrës. Sipas tij, një burim paqëndrueshmëria vazhdon të fshihet në oborrin e pasmë të BE-së, gjë që tregon se politika e jashtme e BE-së nuk po funksionon dhe duhet të ndryshojë.