Kosova
Kush është tradhëtari/ Aktivistja: Jam dënuar me vdekje në Serbi
Drejtoresha e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sofija Todorovic, ka thënë se prej deklaratës që ajo ka bërë që ‘Kosova duhet të ketë ulëse në OKB’, ka deklaruar se paskësaj ka marrë kërcënime për jetën në Serbi.
“Kjo nuk është diçka me të cilën jam mësuar. E di që tingëllon pak brengosëse për shkak të mënyrës se si unë flas dhe si e kuptoj bashkëpunimin ndër-rajonal, sidomos ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo është diçka që nuk mirëpritet nga publiku serb, kryesisht për shkak të narracionit politik që është ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por unë jam e vetëdijshme se kjo është përgjegjësi e politikanëve si në Kosovë edhe në Serbi. Prandaj, mendoj, se kjo është e rrezikshme, sepse në fund, pasojat i bartin qytetarët” – deklaroi Todorovic
Dhe teksa narracioni politik që është ndërtuar në Kosovë dhe Serbi për dialogun nuk është promovim i paqes për të drejtat e njeriut, por perceptohet si një formë “tradhtie” nga kushdo që e nënshkruan atë, e pyetur se si ajo e sheh kete problem, Todorovic u shpreh:
“Eshte diçka shumë e rrezikshme. Unë njoh mjaft aktivistë në Serbi dhe Kosovë të cilët perceptohen si tradhtarë vetëm pse mbrojnë të drejtat e njeriut. Pra është akuzë konstante që na bëhet ne që flasim për çështje të ndjeshme dhe ne jemi po ata që fajësohemi më së shumti”