Connect with us

Sport

Telenovela “Mbappe”, në ankand deri në orët e fundit të merkatos

Telenovela “Mbappe” është e destinuar të zgjasë deri në orët e fundit të kësaj merkato vere, ndoshta edhe më shumë. Kjo falë planit djallëzor të Real Madrid, që duket se ka edhe pëlqimin e futbollistit, por asnjëherë publikisht apo të zbuluar nga mediat për një kontakt mes tyre.

Madrilenët do të kthehen në sulm për yllin francez në orët e fundit të merkatos, që mbyllet më 31 gusht. Drejtuesit Los Blancos do të tentojnë të bindin kolegët e tyre të Paris Saint-Germain me një ofertë prej 120 milionë eurosh.

Natyrisht, është një shumë e vogël krahasur me dyfishin që kërkojnë parizienët. Por nga ana tjetër, nëse Mbappe qëndron dhe duke ditur se është i vendosur të mos rinovojë, PSG mund ta humbasë falas verën e ardhshme, me sulmuesin që mund të lidhë parakontratë që në janar, teksa hyn në 6 muajt e fundit.

Megjithatë, edhe kjo taktikë e Real Madrid mund të mos funksionojë, pasi në orët e fundit të merkatos klubet angleze mund të mësyjnë me një ofertë 150 milionë euro dhe kupola franceze të pranojë.

 

 

Por edhe këtu ka diçka tjetër, pasi duhet edhe vullneti i Mbappe për t’u transferuar. Kështu historia e yllit francez po kthehet në një lojë shahu, ku është shumë e vështirë të përcaktohet fituesi.

Advertisement