Shkrime
Shporta e Vuçiç furnizohet me vezë nga Amerika
Vlerësimi i ambasadorit amerikan, Christopher Hill se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së janë “të qëndrueshme” dhe se ato nuk varen nga ajo që po ndodh në vendet e tjera, pasqyron pamohueshëm një pasqyrë realiste të këtyre marrëdhënieve. Ato janë stabile, kanë përparuar në fushën ekonomike, por ende nuk ka përparim në sferën politike të marrëdhënieve të ndërsjella, teksa është ende në pritje krijimi dhe miratimi i paralajmëruar i dokumentit për bashkëpunim strategjik
Milovan Božilović, ambasador serb në pension, beson se për Serbinë, marrëdhëniet me SHBA-në ishin më së shpeshti një sfidë që ishte e vështirë për t’u përballur.
“Shpërbërja e ish Jugosllavisë ishte shqetësim katastrofik tektonik, që sërish Serbinë e ballafaqoi me Perëndimin, me iniciativën dhe forcën e Amerikës për të imponuar vullnetin e saj” – u shpreh Božilović
Sipas fjalëve të tij, edhe sot Amerika pritet të “zgjidhë” çështjet për të cilat palët e përfshira në konflikt – për shembull në Kosovë – nuk mund të pajtohen për shkak të disa kapaciteteve të tyre politike. Ai beson se vetëm për këtë arsye është e nevojshme që Serbia të paktën të ketë marrëdhënie të mira me SHBA-në.
Megjithatë, thotë ai, problemi ynë është më kompleks.
“Së paku Serbia ka tre dekada paqëndrueshmërie sistematike, qeveri autoritare, terror i propagandimit të gjendjes së jashtëzakonshme, shpesh edhe gjendjes së luftës, shkatërrim i bërthamës institucionale të shoqërisë që për tu rimëkëmbur do ti duhen dekada” – deklaroi ish ambasadori
I pyetur se çfarë ka ndikuar në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë, Nebojsha Vujoviq, ish-shefi i Misionit të ish Jugosllavisë në SHBA, mendon se prioritetet amerikane janë parandalimi i Rusisë, e cila ka kryer një krim të tmerrshëm kundër Ukrainës.
SHBA-të po llogarisin tek Vuçiç, njëriun që mund të ndikojë për të kthyer opinionin publik në Serbi dhe për të dënuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.
“Nëse atyre u intereson vetëm që Vuçiç të dënojë agresionin, dhe jo populli i Serbisë, atëherë është një gabim i madh dhe ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill duhet të dale në pension dhe shkojë vërtetë për peshkim në Florida” – theksoi Vujoviç, duke shtuar se SHBA-të po bëjnë gabim duke çuar një pjesë të madhe të vezëve në shportën e Vuçiçit, duke irrituar në këtë mënyrë gjithë opinionin publik demokratik serb.
“Me Vuçicin mund të lidhesh vetëm krimin dhe mjerimin” – thotë Vujovic, i cili gjithashtu beson se Christopher Hill, ambasadori amerikan, ka ndryshuar ndjeshëm dhe sot është vetëm hija e atij të djeshmit
Por kolegu i tij, ish-ambasadori Mihajlo Brkiç, beson se ambasadorja Hill ka përvojë të madhe diplomatike, veçanërisht kur bëhet fjalë për rajonin e Ballkanit, por se barra e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe mënyra se si ajo erdhi, e rëndon shumë mundësinë e marrëdhënieve të mira mes Serbisë dhe SHBA-së