Connect with us

Pinknews

Konkurrenti dhe historia e dashurisë që bëri bujë/ Mediat britanike shkruajnë për ‘Love Island Albania’

Mediat britanike i kanë bërë jehonë “Love Island Albania”. The Sun dhe Daily Star kanë shkruar për konkurrentin më të ri që u fut mbrëmjen e së shtunës në vilën e dashurisë, Haris Namani, i cili ka qenë edhe në Love Island UK.

The Sun ka shkruar për Harisin duke përmendur edhe ish të dashurën e tij, historia me të cilën bëri bujë në mediat britanike në fillim të këtij viti. Ish e dashura e Harisit, Courtney deklaronte se ai e kishte lënë atë për të marrë pjesë në spektakël.

“Haris, 22 vjeç, u shfaq në një video prezantuese duke folur në shqip, ku në ekran u futën titujt e gazetave për ish të dashurën e tij të ‘tërbuar’ që e thërriste jashtë. Disa poza të tij duke grushtuar në ajër si boksier janë futur në intervistë, e cila është interesante duke pasur parasysh arsyen e largimit të tij nga emisioni në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan The Sun.

 Kjo ka shkaktuar edhe komente të shumta.

“Ai ka qenë në Love Island UK, kjo ka për të qenë argëtuese”, shkruan një fans.

Haris numëron një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale. Ai është shqiptar i Kosovës.

“Shumë prej jush më keni mbështetur në Love Island Angli dhe pres që ta bëni edhe këtu. Kam ardhur prej Anglisë që t’i hallakas. Vetë konkurrentëve kam me ju thënë rrëmuja po vjen. Keni lexuar shumë lajme për mua, por janë thashetheme”, shprehej Haris në klipin prezantues.

Haris është boksier dhe në klipin prezantues tha se ka ardhur në Shqipëri për të gjetur dashurinë e jetës.

“Nëse fitoj, ndoshta paratë, ndoshta dashurinë, duke parë e duke bërë”, u shpreh ai.

Advertisement