Connect with us

Rajon

Pjesë e sulmit në veri/ I plagosur, ja ku fshihet Milan Radojiçiç

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç, i akuzuar si udhëheqësi i grupit të sulmit terrorist të ndodhur ditën e diel në Banjskë të Zveçanit, ndodhet në Spitalin Ushtarak të Beogradit.

Radojiçiç është larguar i plagosur nga territori i Kosovës dhe momentalisht është duke marr mjekim në Spitalin Ushtarak në Beograd. Lajmin për vendndodhjen e tij e ka konfirmuar mediat kosovare.

Radoiçiç akuzohet se së bashku me një grup prej rreth 30 personash knëa kryer një sulm terrorist të dielën, ku ka mbetur i vdekur në krye të detyrës efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar një video dje ku shihet Milan Radoiçië së bashku me terroristët e tjerë të armatosur në Manastrin e Banjskës prej nga dyshohet të jenë kryer sulmet.

Nga sulmi terrorist i organizuar të dielën kanë mbetur të vdekur tre terroristë serbë, ndërsa janë arrestuar edhe tetë të tjerë. Policia e Kosovës ka sekuestruar një arsenal të tërë armësh të rënda.

Advertisement