Kosova
Osmani mirëpret thirrjen e ShBA-së ndaj Serbisë për të tërhequr trupat ushtarake rrotull kufirit
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas thirrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Serbisë që t’i tërheqë trupat rrotull kufirit me Kosovën. Osmani tha se e mirëpret deklaratën e administratës Biden që Serbia t’i tërheqë forcat nga kufiri, por edhe thirrjet e ShBA-së ndaj Serbisë që t’i mbajë përgjegjës ata që planifikuan dhe kryen sulmin kundër Policisë së Kosovës.
“ShBA-ja po punon me aleatët e NATO-s për të adresuar përpjekjet për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj”, tha Osmani.