Connect with us

Rajon

Jam duke mbledhur gjërat/ Presidenti Vuçiç planifikon të japë dorëheqjen

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot se planifikon të japë dorëheqjen nga ajo pozitë së shpejti.

Kur u pyet nëse planifikon të japë dorëheqjen pas tre ose katër muajsh ai u përgjigj “ndoshta më herët”.

“Kam filluar të paketoj gjërat në Presidencë. Kam shumë libra dhe po shoh se ku t’i vendos”, theksoi Vuçiç.

Ai tha gjithashtu se mendon çdo ditë për kandidaturën e tij për kryeministër.

Vuçiç u shpreh gjithashtu se “zgjedhjet do të mbahen brenda pak muajsh, dhe nëse do të mbahen brenda tre apo katër muajsh është një çështje teknike”.

“Zgjedhjet do të mbahen pas tre ose katër muajsh. Ato nuk do të jenë në korrik ose gusht, dhe nëse do të thirren atëherë është një çështje tjetër” – deklaroi presidenti serb.

Advertisement