Sport
Zyrtare/ Ruben Amorim është trajneri i ri i Milanit
Milani ka zyrtarizuar emërimin e Ruben Amorim si trajner të ri të skuadrës, duke i besuar portugezit drejtimin e kuqezinjve deri në verën e vitit 2028.
Pas largimit nga Manchester United në muajin janar, Amorim nis një aventurë të re në Serie A, te Milani, ekip që sezonin e kaluar e mbylli kampionatin në vendin e pestë.
Në fjalët e para si trajner i kuqezinjve, Amorim nuk e fshehu entuziazmin për sfidën e re.
Ka ambicie që të shoqërojnë gjatë gjithë karrierës dhe drejtimi i Milanit ka qenë gjithmonë njëra prej tyre. E di saktësisht se çfarë përfaqëson ky klub; histori, prestigj dhe një tifozeri të jashtëzakonshme në mbarë botën”, deklaroi trajneri portugez.
Karriera e tij si trajner nisi në Portugali, ku drejtoi Casa Pia, Braga dhe Sportingun e Lisbonës. Më pas ai mori drejtimin e Manchester United, por aventura në “Old Trafford” përfundoi pas 14 muajsh.
Një nga sfidat e para të Amorimit në stolin e Milanit do të jetë përballja ndaj ish-skuadrës së tij. Më 15 gusht, Milani do të luajë një ndeshje miqësore para sezonale kundër Manchester United në Poloni, në një duel që pritet të tërheqë vëmendje të madhe.