Politike
Fredi Beleri, antishqiptar?! Berisha e mbron: Kam prova, Rama i ngriti kurth
Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaron se burgosja e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, është politik. Për emisionin “Quo Vadis”, Berisha thekson se arrestimi i kandidatit të opozitës për Himarën ishte një kurth nga mazhoranca.
“Unë iu them shqiptarëve me bindjen më të thellë ligjore se Fredi Beleri mbahet në burg politikisht se qëndrimi ndaj tij është dhunim flagrant i Kushtetutës së vendit dhe ligjeve të Shqipërisë. Fredi Beleri dhe çdo tjetër qytetar në këtë vend, cilido qoftë ai që trajtohen në këtë mënyrë nga Edi Rama politikisht, do të ketë pa asnjë diskutim denoncimin e Sali Berishës dhe PD. Disponoj të dhëna absolute se akti i tij është i sitsur, i turpshëm edhe njëherë theksoj disponoj të dhëna absolute nga Edi Rama me persona të tjerë, me Neritan Nallbatin, nëse e doni. E dyta, është në ligjin e vendit, po në ligjin e çdo vendi të lirë prej shekujsh se pezumimi i pafajësisë, Fredi Beleri nuk është i dënuar, gjë e cila nuk mund të pengojë atë të bëjë betimin. Është në precedentin e këtij vendi kur në pushtet ka qenë Fatos Nano, të cilët është zbatuar ky parim, kanë qenë në burg deputetët kanë bërë betime”, thotë ai.
Fredi Beleri u bu në pranga 48 orë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, ndërsa akuzohet për blerje votash.