Connect with us

OPINION

‘Shqiptari më i informuar në botë…’/ Muharremi: Rama mendon pa emocione

‘Leji shqiptarët vet disa ditë dhe ata fillojnë të luftojnë njëri-tjetrin’… ky është një narrativ i lashtë nga Serbia. Sa më të varfëra dhe pa fuqi shoqëritë aq më shumë kanë telashe brenda, është ligj i natyrës. Britanezët e kanë një thënie ‘dreqi ri në xhep të zbrazët’. Në situata të tensioneve të larta dhe potencialit për kriza dhe luftë, është normale me pas emocione, situata të jashtëzakonshme e mosmarrëveshje. Por shqiptarët duhet të kenë kujdes. Të mendojnë e veprojnë pa emocione dhe të kujtojnë mësimin kryesor historik: Kosova fiton në alenacë me SHBA, Mbretëri të Bashkuar e Gjermani… Serbia është më e fortë në luftë fizike.

Shkruan Shenoll Muharremi

Edi Rama është bërë një figurë kontraverze në Kosovë dhe Ballkan. Por ai është mesiguri shqiptari më i informuar në botë rreth gjeopolitikës dhe kërcënimeve të sigurisë në Europë dhe Ballkan. Ne njerëzit e Ballakanit jemi emocional dhe shkurtëpamës ndoshta. Fokusohemi në simbolika më shumë sesa substancë. Nuk jemi të mirë për fokus në solucione të qëndrueshme afatgjate. Shumica e ballkanaseve në pozita të rëndësishme duket që ende nuk e kanë kuptuar mirë një faktor tepër esencial: Benefitet e Paqës dhe Stabilitetit. Përatë rajoni njifet me konflikte entike dhe luftëra. Përate kemi ajrin më vrasës në botë dhe rinia dhe njerëzit tanë po na ikin nga ky rajon në Gjermani e Europë për një jetë më të mirë.

Edi Rama më pat frusturar kur i pari filloj të sankcionoj Kosovën në anulimin e takimit të përbashkët. Goditje nën brez dhe thikë pas shpine e pata përshkruar. Edi Rama së fundmi kërkoj kontrollë të veriut nga KFOR-it dhe e gjithë Kosova e Shqipëria dhe vendet ku jetojnë shqipëtarët u ‘tërbuan’. “Mik i Vuçiqit”. “Pro-Serb”. “Kundër interesave të Kosovës”… lloj lloj budallaqe dëgjon dhe lexon njeriu në Ballkan.

Nuk jam këtu me e mbrojtë Edi Ramën, ai është i zoti vet. Por Rama është një ndër shqipëtarët e vetëm aktualisht në botë që (a) Mendon me kokë të qetë dhe pa emocione; dhe (b) Ka informatat dhe pamjen më të sofistikuar të gjendjes së sigurisë përfshi potencialin e eskalimit të luftës në Ballkan. Si Kyeministër i një vendi të NATOs dhe aletat primar dhe esencial i SHBA-së në Ballkan, Edi Rama kupto akutalisht më mirë se gjithkush tjetër se çfarë është mirë për shqiptarët dhe Ballkanin Perendimor. (1) Aleancë me NATO, (2) Marrëdhënie Preferenciale me BE; (3) Siguri, ekonomi e prosperitet për të shmangur luftërat dhe armiqësitë ndër etnike.

Sigurisht që ai nuk kupton shumë gjera nga kuzhina ballakanike e luftërave dhe urrejtjes, por kjo saktësisht është mbase përparësia kryesore krahasuese e tij. Kur ai anuloj takmin me Kosovën, nuk e bëri pse është anti-Kosovar por për shkak se dëshiroj të dërgoj sinjalin për drejtimin politik të Kosovës. Koha tregon që ai kishte të drejtë. Veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës sjellën një situatë të rriskut të lartë të sigurisë kombëtare për Kosovën edhe pse e krijuar nga Serbia.

Kur Edi Rama bëri thirrje për kontrollë të KFOR-it në veri, ai nuk mendoj të jep autonomi për serbët e Kosovës por deshi të sigurohet për paqe në Kosovë e veri se vetëm NATO e KFOR mund t’i kundërvihet ushtrisë së Serbisë në një luftë frontale të gjatë. Edhe Ballani i Hapur, edhe pse nuk ka qenë një iniciativë e qëlluar, qëllimi i Ramës ka qenë bashkëpunimi dhe afrimi i vendeve të Ballaknit se ai nuk i kupton specifikat e detajizuara nga fantazma e ish Jugosllavisë.

Disa herë kam qëndruar në krah të Kryeministrit të Kosovës kur është sulmuar nga jashtë dhe Rama, por sot qëndrimet e Edi Ramës i kuptoj. Ka treguar maturi dhe largpamësi sidomos në detektimin e kërcënimeve të Kosovës nga Serbia, andaj ka anuluar takmin e përbashkët dhe ka kërkuar më shume NATO në Kosovë.

Edi Rama është shembulli më i mirë i thënies ‘mbaji miqët afër, armiqët edhe më shumë’. Ashtu mund të kuptohet ‘afërsia’ e tij me Vuciqin. Edhe pse nuk më pëlqejnë disa propozime dhe vendime të tij rreth Kosovës e kuptoj thellësinë dhe largpamësinë e tij rreth rraporteve të vendeve të Ballkanit Perendimor ku edhe Kosova është pjesë qëndrore.

Fakti që Edi Rama nuk ka qenë pjesë se nuk e kupton mirë kontekstin e ish Jugosllavisë është përparësi dhe aset që Shqiptarët dhe Ballkani duhet të përdorin si avantazh. Një terapi pa emocione dhe pa histori për Ballkanin, kjo është diçka jo e rëndom në Ballkan dhe mbase duhet ta ri-mendojmë përsëri dhe të mundohemi të kuptojmë me më shumë mendjehapsi. Nëse këto paragrafe po të duken më ndryshe dhe të çuditshme, mbase edhe kanë ndonjë vlerë të shtuar në këtë debat. Kur të gjithë mendojmë njësoj, mund të mos mendoj asnjëri, ndërsa mendime ndryshe munden me hap mendjen tonë dhe me ofru perspektiva të reja dhe rezultate më pozitive hipotentikisht.

Advertisement