Connect with us

Aktualitet

Këcënimi i prokurorëve, ambasada e Britanisë shpreh shqetësimin

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar përmes një deklarate në Facebook, lidhur me kërcënimet ndaj përfaqësuesve të drejtësisë në vend.

Ambasada ka shprehur shqetësimin lidhur me kërcënimet kundër hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri, ndërsa shton se të gjithë ata që punojnë në Sistemin e Drejtësisë duhet të jenë të lirë të kryejnë punën e tyre, pa frikë apo favore.

Më tej në deklaratë thuhet se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i mbështesë ata në misionin e tyre jetik për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë.

Reagimi i plotë:

 

 

Mbretëria e Bashkuar shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimet kundër hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri. Të gjithë ata që punojnë në Sistemin e Drejtësisë duhet të jenë të lirë të kryejnë punën e tyre, pa frikë apo favore. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’i mbështesë ata në misionin e tyre jetik për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë

Advertisement