Connect with us

Bota

“Meloni si Shakira”/ Italianët shfrenojnë fantazinë me meme në rrjetet sociale

Divorci i kryeministres italiane Giorgia Meloni me gazetarin Andrea Giambruno ka nxitur një sërë reagimesh në politikën dhe në rrjetet sociale në Itali. Ky rast nuk i ka shpëtuar as memeve, ku njerëzit kanë shfrenuar fantazinë e tyre.

Reagimet e politikë

Autori i “Striscia la notizia”, emisioni ku u publikua video e Giambrunos me një vajzë, komentoi njoftimin e Melonit, duke shprehur solidaritetin me vendimin e saj, ndërsa shtoi se Meloni një ditë do ta kuptojë që i ka bëre nder. E sa për politikën, Meloni ka gjetur solidariteti e kolegëve të saj. Edhe pse vetë ajo ka dashur të sigurohet nëse publikimi i videos në Mediaset kishte të bënte me ndonje sulm politik.

Alessandro Zan, menaxher i të drejtave të sekretariatit të Partisë Demokratike dhe mbështetës i fushatave LGBTQ+, shkruajti në X: “Të paktën lërini vetëm familjet që duan të jenë bashkë” shoqëruar me një ylber.

E në të njëjtën linjë është edhe sekretari i +Europa, Riçardo Magi: “Nuk jemi të pasionuar për tu marrë me çështjet personale të kryeministrit, aq më pak ato private. Ne dëshirojmë që ju të bëni të njëjtën gjë me të gjithë italianët. Prandaj u kërkoj politikanëve të mazhorancës që tani e tutje të përmbahen nga leksionet e kujtdo për familjen tradicionale”.

“Giorgia, të përqafoj”, shkruan thjesht në X lideri i Forza Italia, Antonio Tajani. Dhe Tajani ishte ndër të parët që përsëriti afërsinë e tij me aleaten e tij të qeverisë në rrjetet sociale. Matteo Salvini gjithashtu dërgoi virtualisht një “përqafim shumë të fortë” që shpreh “miqësi” dhe “mbështetje”: “Përpara, me kokën lart!”, shtoi ai.

Memet

Pavarësisht se familja e Giorgia Melonit është duke përjetuar një dramë në këto momente, italianët kanë çliruar fantazinë e tyre e ne rrjetet e sociale është krjiuar një rrebesh me meme. Italianët duket se kanë parë një ngjashmëri midis Melonit dhe Shakirës, edhe kjo e fundit u tradhtua nga ish partneri i saj, futbollisti Gerard Pique.

Historia 10-vjeçare

Giorgia Meloni tronditi italianët sot kur njoftoi divorcin me bashkëshortin e saj, pas publikimit të nje videoje ku Andrea Giambruno bisedonte me një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale. 41-vjeçari me profesion është gazetar dhe punon për kanalin televiziv të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, Mediaset.Të dy janë njohur në një program televiziv në të cilin ai ishte autor. Ata fillimisht u bënë miq të mirë, megjithëse kishin pikëpamje të ndryshme politike më pas u dashuruan, tani janë prindër të një vajze.

Advertisement