Kosova
Vrasja e Afrim Bunjakut, Lajçak: BE dhe NATO po vijojnë hetimin
I dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak thotë se janë duke vijuar hetimet për sulmin në Basnjkë e se dialogu e shtensionimi i marrëdhënieve është më i rëndësishëm se kurrë. Lajçak zbuloi se me hetimet po merret NATO dhe BE.
“E dëgjuam me kujdes Kurtin dhe shqetësimet e tij për sigurinë e Kosovës. Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës nga personat e armatosur përbën një precedent. Dënuam sulmin e 24 shtatorit. E bëmë të qartë që fajtorët të sillen para drejtësisë dhe presim bashkëpunimin e plotë të Serbisë në këtë çështje. Sulmi tregoi se normalizimi dhe shtensionimi janë më urgjente se kurrë. Çdo vonesë është e papranueshme dhe presim që Kosova dhe Serbia t’i përmbahen obligimeve të dialogut. Sulmi nuk ndryshon faktin se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje më herët këtë vit. Procesi është duke vazhduar. BE-ja dhe NATO janë duke hetuar faktet. Do të informoheni për rezultatet”, ka thënë ai.
…
Takimi i diplomatëve perëndimorë me Kurtin, Lajçak: Erdhëm me plan, Asiociasioni të formohet pa vonesa
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se kanë ardhur në Prishtinë me një plan të cilin e kanë diskutuar me kryeministrin Albin Kurti dhe do ta diskutojnë me Vuçiçin. I pyetur nga gazetarët Lajçak theksoi se pa formimin e Asociacionit nuk do të ketë përparim drejt rrugës së BE-së.
“Erdhëm me një plan, e diskutuam me Kurtin dhe do ta diskutojmë me Vuçiçin. Nuk do të jap detaje. Kurti ka përgjegjësi të bëjë progres në normalizim, nëse Kosova dëshiron të bëjë progres në BE. Duhet ta përsëris që Asociacioni të formohet pa vonesa. Pa këtë, s’do të ketë progres të Kosovës në integrimin evropian. E vlerësojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet së shpejti. Tani do ta vazhdojmë misionin në Beograd, ku do ta takojmë presidentin Vuçiç”, ka thënë ai.
…