Connect with us

Kronike

Kanosi me armë gjahu një 57-vjeçar pas një konflikti me të, vihet në pranga 47-vjeçari në Vlorë

Një konflikti i nisur për motive të dobëta ka përfunduar në kanosje me armë në Vlorë, ku një 47-vjeçar është arrestuar pasi ka kërcënuar me armë gjahu një 57-vjeçar. Njoftimi i policisë: “Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Cerkovinë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, kishte kanosur me armë gjahu shtetasin L. B., 57 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit P. Q. Gjithashtu u sekuestrua arma e gjahut tip çifte, që ky shtetas e kishte fshehur në banesë dhe e posedonte pa leje.            Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Q., 47 vjeç, banues në fshatin Panaja, Vlorë.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

Kronike

Gara shpejtësie me “Lamborghini” në rrugët e Tiranës, gjobitet reperi Don Xhoni

Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar bilancin javor, ku bën me dije se ka patur 11 arrestime dhe procedime penale, si dhe mbi 11 mijë gjoba të vendosura, me një mesatare prej 1,577 gjoba në ditë.

Gjithashtu nuk kanë munguar as pezullimet e patentave apo bllokimi i automjeteve me targa të huaja.

Ndërkohë, një prej personave që është gjobitur është edhe reperi nga Kosova Xhonatan Isufi, i njohur me emrin e artit si Don Xhoni.

Reperit nga Kosova i është vendosur masë administrative 40 mijë lekë të reja, ndërsa ka qenë dukë bërë gara shpejtësie me një mjet luksoz “Lamborghini” ngjyrë portokalli.

Don Xhoni ndodhet në Tiranë, teksa edhe vetë ai ka postuar një video në Instagram me mjetin luksoz “Lamborghini” ngjyrë portokalli.

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (12.05.2024 – 18.05.2024)

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

11 Arrestime dhe procedime penale:

• 3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
• 2 persona për pa leje drejtimi.
• 5 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
• 1 persona u proceduan  për korupsion aktiv.

Masat administrative:

11.039 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,577 në ditë.
99 masa për xhama të zinj.
566 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
205 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
482 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
29 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.753 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
8042 masa për qëndrim të gabuar.

Pezullime dhe bllokime:

9 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
54 raste për tejkalim shpejtësie.
24 raste të ndryshme
9 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!

#PoliciaRrugore #Tiranë #SiguriaRrugore

Continue Reading

Kronike

Mijëra euro të padeklaruara, familja Troplini pretendon janë nga aktiviteti i shitjes së vezëve dhe pulave

Aksioni i SPAK dhe RENEA, solli zbulimin e një shumë të madhe në euro në banesën dhe lokalin e Fatmir Troplinit, djalit të biznesmenit të Durrësit, Xhevdet Troplini, i cili në Durrës njihet me nofkën “Poja”.

Në asnjë aksion të mëparshëm policia dhe SPAK, nuk është ndeshur ndonjëherë me këtë sasi të madhe eurosh CASH, që përllogaritet në 1 milion euro.

Ndërsa pasuria e përgjithshme në makina dhe ora luksoze të sekuestruara, përllogaritet në gati 3 milion euro.

Në momentin kur policia i ka zbuluar eurot në bidonë plastikë të groposur në tokë, në sirtarë dhe vende të ndryshme, familjarët e Fatmir Troplinit, kanë pretenduar se kjo pasuri rrjedh nga aktiviteti tregtar në biznesin e shitjes së vezëve dhe pulave, biznes ky që administrohet nga familja Troplini.

Tufat me euro të vendosura në valixhe dhe vende të ndryshme, ishin qershia mbi tortë dhe ajo që justifikoi mundin e këtij operacioni të ndërmarrë nga SPAK.

Kjo pasi pjesa më e madhe e bosëve të krimit në Shqipëri, ishin larguar përpara kryerjes së këtij operacioni, duke hedhur dyshime të forta për dekonspirimin e tij.

Familja Troplini, ka influence të forta në qytetin e Durrësit dhe dyshohet se ka aktivitet kriminal në tregtinë e heroinës dhe kokainës.

Disa prej anëtarëve të kësaj familje, kanë mbajtur të fshehur dhe Nuredin Dumanin, që sot është bashkëpunëtori i penduar i SPAK. Për shkak të kësaj situate, RENEA dhe SPAK në muajin Maj 2022 ushtroi kontrolle në banesën e nipit të Troplinit, Ervisit.

Familja e Troplinit, është lidhur ngushtësisht dhe me lëvizjen socialiste për integrim, e cila ka dalë hapur në fushata elektorale për këtë subjekt.

Fatmir Troplini, djali i Xhevdetit zotëron kompaninë e pularisë të quajtur “GLAUK imp-exp“, të cilën e ka themeluar në vitin 2017.

Kjo kompani nga dita e themelimit e deri më sot ka pezulluar dy herë aktivitetin e saj.

Ndërsa në emër të Xhevdet Troplinit, janë të regjistruara tre biznese të ndryshme, si shoqëria aksionere “Euromag 2000”, “Ovvital” në të cilin është aksioner me Hysen Doccin dhe ka një biznes tjetër që mbarështon pulat.

Continue Reading

Kronike

’15 vetë morën pjesë në vrasjen e Brilantit’/ Gazetari: 100 vetë në zhdukjen e Vis Martinajt

Duke komentuar operacionin e SPAK me rreth 50 urdhër-arreste të lëshuara, gazetari Ferdinand Dervishi deklaroi se Policia e Shteit e di se çfarë ka ndodhur me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, i zhdukur që prej muajit gusht të vitit 2022.

Ai tha se janë bërë bashkë dy grupe të mëdha për të eliminuar njerëzit e afërt të tij, duke e lënë të vetëm dhe më pas e zhdukën edhe atë. Sipas Ferdinand Dervishit, në atentatin ku u vra Brilant Martinaj kanë marrë pjesë 15 vetë, ndërsa për zhdukjen e Ervis Martinajt kanë qenë të mobilizuar 70 deri në 100 vetë.

Dervishi: Ne jemi në rrugë të mbarë, sigurisht ka ngjarje kriminale që janë të vështira për t’u zbuluar, sepse krimi është sofistikuar. Krimi ecën gjithmonë një hap përpara, kemi zhdukje personash. Ka vrasje me telekomandë, por unë do thoja që nuk është se nuk e di policia për Ervis Martinaj. U bën dy grupime të mëdha dhe filluan të vrisnin njerëzit e vet dhe mbeti vetëm në fund fare.  Policia e di shumë  mirë se si ka ndodhur. Në vrasjen e Brilant Martinajt kanë marrë pjesë 15 veta.  Policia e di mirë që në vrasjen, zhdukjen e Martinajt kanë qenë të mobilizuar 70-100 veta.

Continue Reading

Kronike

Shpërthimi me tritol në një banesë në Fushë Krujë, ja kujt iu vendos lënda plasëse

Një sasi lënde plasëse është vendosur në ambientet e jashtme të një banese në Fushë Krujë, fatmirësisht pa shkaktuar lëndime në njerëz.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Banesa është në pronësi të shtetasit Alfred Kurti.

Në momentin e shpërthimit në banesë ndodheshin dy vëllezërit bashkë me familjet e tyre dhe nëna e moshuar. Sipas raportimeve për BalkanWeb, dy vëllezërit merren me mobileri dhe nuk njihen si persona problematikë.

 

 

“Më datë 18.05.2024, rreth orës 22:10, në Arrameras, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit A. K., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale (është dëmtuar porta e jashtme).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.

Continue Reading

Kronike

FOTO/ Trafikndarësja përshkon tej për tej makinën, shoferja në gjendje kritike

Një aksidenti i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Kuç-Qeparo. Mësohet se një makinë ka humbur kotrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket makina e e aksidentuar e cila është përshkuar nga trafikndarësja tej për tej.

FOTO/ Aksident i rëndë në aksin Kuç-Qeparo,

Raportohet se për shkak të aksidentit drejtuesja e mjetit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas raportimeve aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e 18 majit rreth orës 23:45 minuta. Ndërkohë shkak i aksidentit të rëndë mendohet shpejtësia e mjetit dhe lagështira në rrugë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING