Connect with us

Aktualitet

Temperatura deri në 41°C, Shqipëria përfshihet nga vala e të nxehtit

Shqipëria do të vijojë edhe këtë të premte të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe shumë të nxehta, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin. Sipas parashikimit, vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, pa ndikuar në kushtet atmosferike.

Temperaturat do të mbeten në nivele shumë të larta, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 41°C në qarqet e Elbasanit dhe Beratit, duke i renditur këto zona ndër më të nxehtat e vendit.

Në Gjirokastër termometri pritet të shënojë deri në 40°C, ndërsa në Fier temperaturat do të arrijnë në 38°C. Edhe bregdeti do të përjetojë mot të nxehtë, me 37°C në Vlorë dhe 36°C në Sarandë. Ndërkohë, në Korçë maksimalja do të jetë rreth 34°C.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me një shpejtësi mesatare prej rreth 5 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe në lugina herë pas here do të forcohet deri në 10 m/s.

Sa i përket kushteve në det, parashikohet valëzim i ulët, 1-2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitetet në bregdet. Megjithatë, temperaturat ekstreme kërkojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë orëve të mesditës, kur rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell.

Advertisement