Connect with us

Lifestyle

Çfarë ushqimesh duhet të konsumoni sipas moshës që keni

Ushqimi është një nga pikat e forta ose të dobëta të shëndetit tuaj.

Edhe sipas mjekëve një pjesë e madhe e miqenies dhe shëndetit të të gjithë organizmit tuaj vjen nga kujdesi për atë çfarë fusni në trupin tuaj. Me moshën ndryshon oreksi, ushqimet dhe kujdesi për trupin, ndaj në këtë artikull AgroËeb ju këshillon ushqimet e duhura për çdo moshë.

Nga mosha 20 deri në 60 vjeç mësoni të gjithë vitaminat, mineralet dhe ushqimet e duhura që duhet të merrni çdo ditë.

Në moshën 20-vjeçare

Në këtë moshë trupi ka nevojë për shumë proteina në mënyrë që të ndërtojë dhe shërojë muskujt të cilët janë vazhdimisht në punë.

E sidomos personat të cilët meren me aktivitete sportive apo kanë një jetë shumë aktive. Burimet e mira të proteinave janë mishi, peshku, produktet e bulmetit, bishtajorët dhe arrorët.

Po kështu trupit i duhen karbohidrate komplekse të cilat funksionojnë si burim energjie. Karbohidratet ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur më gjatë dhe të jeni më aktivë gjatë ditës tuaj.

Burime të mira të këtyre karbohidrateve janë fasulet, kinoa, drithërat dhe buka. Gjithashtu fokusohuni tek kalciumi dhe hekuri për të ndërtuar kocka të shëndetshme e të forta.

Konsumoni shumë bulmet, kefir dhe ushqime të tjera të fermentuara. Hekuri nga ana tjetër mban anemitë larg dhe ju ndihmon me qelizat e kuqe të gjakut. Atë mund ta merrni nga mishi i kuq, spinaqi dhe bishtajorët.

Në moshën 30-vjeçare

Shumica e të rriturve raportojnë se nuk konsumojë shumë fruta gjatë përditshmërisë së tyre. Ato permbajnë shumë vlera për organizmin ndaj është ide e mirë që t’i përfshini në dietën tuaj të përditshme, sidomos pas të 30-ve.

Me qëllim që të merrni më shumë vitaminë A, C, K, folate. Selen, betakaroten dhe magnez. Acidet yndyrore janë gjithashtu shumë të rëndësishme për një organizëm të shëndetshëm pas të 30-tave. Omega-3 janë të rëndësishme për të mbrojtur trurin dhe zemrën.

Sidomos për gratë të cilat janë shtatzanë apo lehonë, duhet të konsumojnë shumë salmon apo sardele.

Në moshën 40-vjeçare

Në këtë moshë çfarë është e rëndësishme është tretja e mirë dhe sistemi imunitar. Teka mosha kalon, ushqimet që ndihmojnë me këto të dyja janë krysisht probiotikët. Këtu futet kosi, kefiri, mollët, hudhrat, preshi .shpargu, bishtajorët dhe drithrat e plota.

Gjithashtu përfshini fruta dhe perime me ngjyra të ndezura të cilët janë të pasur me antioksidantë.

Këto ushqime mbajnë larg sëmundjet teksa plakeni. Kështu që përfshini perimet dhe frutat lejla, jeshile, portokalli apo blu. Kujdes duhet të keni dhe me peshën, kështu që zgjidhni drithra të plota për dietën tuaj të përditshme.

Në moshën 50-vjeçare

Këtu kryefjala janë fibrat për të mbajtur shëndetin sa më të mirë të sistemit tretës e të gjithë organizmit. Në këtë moshë është më e lehtë të shëndosheni ndaj fibrat janë aleati juaj më i mirë.

Perimet si brokoli, lulelakra, lakra janë të pasura me fibra dhe punojnë në favorin tuaj. Po në këtë periudhë rekomandohet konsimi i turmerikut për të mbajtur larg sëmundje të kockave si osteoartriti.

Proteinat merrini nga bimët pasi kanë sasi më të ulëta yndyre se ato që merrni nga mishi. Kolina është një tjetër ushqyes që i duhet trupit tuaj në këtë moshë pasi ndihmon me memorien, kontrollin e muskujve dhe shkatërron yndyrnat e kqija.

Për burrat mbi 50 vjeç nevojiten 550 miligramë ndërsa për gratë 425 miligramë në ditë. Vezët njihet si një nga burimet më të mira të kolinës.

Në moshën 60-vjeçare

Në këtë moshë filloni të kujdeseni për shëndetin e zemrës, pasi me gjasë problemet dhe smëundje të ndryshme janë shtuar gjatë viteve. Po kaq i rëndësishëm është edhe kujdesi për shëndetin e trurit.

Prandaj mjekët këshillojnë përdorimin yndyrnavë të shëndetshme si vaji i ullirit. Konsumoni perime të pjekura me pak vaj ulliri dhe shumë pak kripë.

Për t’u ëmbëlsuar largoni sheqerin e përpunuar dhe zgjidhni frutat e freskëta si luleshtryshet apo boronicat. Ato janë të mbushur ame antioksidantë, vitaminë C dhe sigurojnë qarkullim më të mirë gjaku.

Lifestyle

Pse duhet të konsumoni sa më shumë arra

Përfitimet shëndetësore të arrave janë mbresëlënëse. Ato kanë një mori lëndësh ushqyese, si yndyrna, omega-3, vitaminë E dhe magnez.

Disa nga arsyet pse duhet të hani arra rregullisht është sepse:

Arrat mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut.

Studimet kanë zbuluar se arrat janë në gjendje të ulin nivelin e kolesterolit.

Arrat mund të zvogëlojnë rrezikun e disa kancereve

Për shkak të shumë antioksidantëve dhe lëndëve ushqyese anti-inflamatore që gjenden te arrat, komuniteti shkencor ka zbuluar se arrat mund të zvogëlojnë rrezikun e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë atë të gjirit, kolorektalin dhe prostatën.

Arrat mbështesin funksionin e mirë të trurit

Disa studime sugjerojnë se arrat janë të mira për trurin dhe kujtesën tuaj. Një studim zbuloi se arrat përmirësonin ndjeshëm aftësitë e të mësuarit, kujtesën dhe ankthin.

Arrat ju ndihmojnë të keni një plakje të shëndetshme

Arrat janë të mbushura me lëndë ushqyese të shëndetshme që përmirësojnë trurin tuaj dhe ju ndihmojnë të plakeni mirë.

Një studim vëzhgues i mbi 50,000 grave të moshuara tregoi se ato me dietat më të shëndetshme kishin një rrezik 13% më të ulët të problemeve shëndetësore dhe arrat ishin ndër ushqimet që dhanë kontributin më të fortë në një dietë të shëndetshme.

Continue Reading

Lifestyle

Kjo është shenja më e zgjuar e Horoskopit

Ekzistojnë lloje të ndryshme të inteligjencës – disa janë të lindura, dhe disa i fitojmë gjatë jetës.

Disa njerëz instinktivisht dinë të reagojnë në situata të reja, dhe disa reagojnë bazuar në përvojat e kaluara. Këto janë të gjitha gjëra që përcaktojnë inteligjencën e dikujt, dhe ka faktorë të tjerë. Njëra prej tyre është astrologjia.

Çdo shenjë e zodiakut ka specifikat e veta dhe secila është e veçantë në diçka. Thuhet se Dashi është i pavarur, Akrepat janë besnikë dhe Virgjëreshat janë të organizuara.

Studiuesit britanikë u përpoqën të përcaktonin se cila ishte shenja më e zgjuar, dhe për ta bërë këtë, ata e bazuan kërkimin e tyre në numrin e çmimeve Nobel të dhëna që nga viti 1901.

Binjakët janë treguar të jenë shenja më e zgjuar e zodiakut.

Anëtarët e kësaj shenje morën 97 çmime Nobel në shekullin e kaluar, që është padyshim një arritje mbresëlënëse. Edhe pse mund të mos keni qenë nxënësi më i mirë në shkollën e mesme, tani mund të jetë koha për ta ndryshuar atë dhe për të përqafuar aftësitë tuaja.

Binjakët konsiderohen si shenja më e zgjuar sepse ata gjithmonë përpiqen të jenë më të mirët dhe u pëlqen të mësojnë gjëra të reja, shkruan Astrofame.

Kurioziteti i tyre natyror do të thotë që atyre u pëlqen të sfidojnë veten dhe të shkëlqejnë në gjithçka.

Continue Reading

Lifestyle

Njerëzit inteligjentë e gjejnë më vështirë dashurinë e jetës

Njerëzit inteligjentë janë më analitikë kur është fjala për dashurinë. Kjo për shkak se njerëzit inteligjentë kanë tendenca të kenë parashikime më të mira sesa të tjerët.

Kur i përmendim ‘parashikimet’, fjala është për aftësinë e të analizuarit një situatë, të rikujtoni përvojat e kaluara relevante dhe t’i shikoni mundësitë adekuate për të ardhmen.

Nëse këtë mentalitet e aplikoni edhe në lidhje të dashurisë, njerëzit inteligjentë largohen më shpejt nga lidhja kur shfaqen shenjat e para të telasheve, transmeton Ekonomia Online. Pra, nëse përvoja është mësuesi më i mirë, atëherë njerëzit e mençur do të mbështeten në të për t’i marrë vendimet.

Inteligjentët “mbrohen”

Efekt tjetër anësorë i të mbështeturit në përvojë kur është fjala për dashurinë, është se inteligjentët kanë tendenca të mbrohen apo ruhen më shumë. Ata kanë më shumë problem të jenë më të hapur sepse truri i tyre analitik asnjëherë nuk ndalon së reflektuari në rrethanat e të kaluarës kur janë hapur me dikë tjetër dhe që janë lënduar nga ky proces.

Për këtë arsye, njerëzit tjerë mendojnë se personi është i ftohët – karakteristikë të cilën askush nuk e dëshiron te një partner.

Njerëzit inteligjentë duan vet të jenë beqarë

Njerëzit me inteligjencë të lartë mendojnë analitikisht, edhe kur vjen fjala për gjërat si lidhjet e dashurisë. Prandaj, njerëzit inteligjentë e kuptojnë se të qenit vetëm është më mirë sesa të qenit me personin e gabuar. Ky është vendim tejet i menduar dhe i arsyeshëm.

Pra, në esencë, njerëzit inteligjentë janë beqarë sepse duan të jenë beqarë.

Continue Reading

Lifestyle

Pluhuri afrikan pritet të mbulojë Athinën dhe Kretën në Greqi

Autoritetet janë në alarm “të kuq” për shtatë ditët e ardhshme, pasi sipas parashikimeve të ekspertëve pritet të ketë një përqendrim të madh të pluhurit afrikan në atmosferë.

Nëse parashikimet vërtetohen, përqendrimi i pluhurit afrikan në atmosferë do të jetë veçanërisht i lartë dhe spitalet dhe autoritetet kompetente do të duhet të mobilizohen menjëherë, për grupet vulnerabël dhe qytetarët me probleme të frymëmarrjes.

Më konkretisht, nga dita e sotme, e premte, 17 maj, deri të enjten, 23 maj, pluhuri afrikan pritet të mbulojë vendin, ndërsa do të ketë edhe rritje të temperaturës.

Efektet do të intensifikohen gjatë fundjavës dhe do të zgjasin të paktën deri të enjten.

Deri më tani, ato pritet të tërhiqen gradualisht të premten.

Parashikimet tregojnë se zonat ku fenomeni do të jetë më intensiv janë Kreta dhe Athina.

Në këto dy zona pritet një përqendrim i lartë i pluhurit afrikan, por të dhënat e deritanishme nuk tregojnë se fenomeni do të ngjajë me pamjet e frikshme të ndodhura muajin e kaluar.

Efektet do të jenë më të dobëta në Peloponez, ndërsa Greqia e Veriut nuk duket të jetë prekur deri më tani.

Në të njëjtën kohë, në të njëjtat ditë merkuri do të rritet ndjeshëm dhe temperaturat do të lëvizin në kufijtë e valës së të nxehtit, por pa i tejkaluar ato.

Në Kretë temperaturat “do të arrijnë” deri në 35 gradë Celsius.

Harta tregon përqendrimet e vlerësuara të pluhurit pranë tokës për orët e mbrëmjes të së premtes 17/05 në të gjithë vendin, ndërsa grafikët e ngulitur paraqesin përqendrimet e pluhurit në lartësi në tre qytete të zgjedhura (Athinë, Kalamata, Heraklion).

Continue Reading

Lifestyle

Gjërat për të cilat njerëzit ju gjykojnë më së shumti

Shoqëria sot përballet me një varg problemesh sociale e një ndër to është edhe paragjykimi. Madje, njerëzit shkojnë aq larg, duke bërë gjykime edhe për gjërat më të vogla që ndoshta ju nuk u kushtoni fare rëndësi.

Ngjyra e rrobave

“Psychology Today”, thotë se njerëzit gjykojnë në bazë të ngjyrave të rrobave tuaja. Nëse ju visheni më shumë me ngjyrë të zezë do të thotë se jeni person më serioz dhe më artistik, ndërsa personat që preferojnë ngjyrat si e kuqja, cilësohen më energjik dhe më të hapur.

Kafshimi i thonjve

Nga anketa të ndryshme është vërtetuar se personat të cilët hanë thonjtë e tyre ose lëvizin këmbët gjatë qëndrimit ulur janë më të stresuar.

Këpucët

Njerëzit kanë shkuar deri tek ky element. Psikologët kanë treguar se këpucët luajnë një rol të rëndësishëm në përshtypjen që njeriu krijon tek të tjerët. Për shembull, lloji i këpucëve tregon moshën, pjekurinë, personalitetin, gjininë, nivelin intelektual e gjëra të tjera.

Mënyra si ju i shtrëngoni duart

Për këtë mund të kemi dëgjuar edhe më parë. Shtrëngimi i duarve mund të tregojë vendosmëri, fuqi dhe guxim apo në anën tjetër, dobësi, frikë dhe vetë-dyshim.

Shkrimi juaj

Personat të cilët shkruajnë me shkronja të vogla janë më të ndrojtur dhe më të rezervuar përkundër personave që shkruajnë me shkronja të mëdha që mendohet të jenë më të hapur.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING