Aktualitet
E duam Serbinë/ Flet eurodeputeti i ‘dashuruari’
Në një konferencë të shkurtër me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pati shumë lëvdata e aspak kritika për Qeverinë e Serbisë dhe shtetin serb, për të cilin tha se “është një nga vendet më të avancuar në rrugën evropiane”.
Se zgjerimi është prioritet politik dhe se Bashkimi Evropian e dëshiron Serbinë si anëtare, ka thënë një ditë më pas eurodeputeti sllovak, Vladimir Bilçik.
Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, u shpreh se është shumë e qartë se zgjerimi është prioriteti kryesor politik i Unionit.
Duke komentuar vizitën e von der Leyen në Beograd e cila tha se “ne duam që Serbia t’i bashkohet unionit” dhe se “oferta është e bazuar në besim, është premtim për paqe dhe prosperitet dhe është shans i veçantë”, Bilçik potencoi se koha e vizitës së saj në Beograd është jashtëzakonisht e rëndësishme, meqë çështja e zgjerimit do të jetë çështja kryesore e agjendës në Bruksel javën e ardhshme.
“Gjatë vizitës së saj në Beograd, Ursula von der Leyen ishte e qartë se BE-ja dëshiron që Serbia të anëtarësohet, por se ajo ka ende shumë gjëra për të përmbushur, veçanërisht në aspektin e harmonizimit të politikës së jashtme”.