Politike
Një ditë pas tensioneve në Kuvend, Meta shkon në zyrën e Berishës
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar mesditën e kësaj të premteje në selinë blu për të zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.
Në fokus të diskutimeve është vijimi i aksionit opozitar. Mësohet se Meta ka qenë i shoqëruar nga nënkryetari i PL Petrit Vasili.
Ky takim mes tyre është i pari, pasi SPAK caktoi masën “detyrim paraqitje” dhe ndalim për daljen jashtë shtetit pr liderin demokrat Sali Berisha në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ku ka futur në burg dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.