Kronike
Pitbulli i tij shkaktoi vdekjen e të moshuarit, gjykata jep masën e sigurisë për pronarin
Gjykata e Durrësi ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Armand Lalën, pronarin e qenit pitbull që sulmuan 84-vjeçarin Halil Basha, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e plagëve të marra. Rexhep Bekteshi, gjyqtari i çështjes pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vlerësoi të ligjshëm arrestimin e Lalës.
84-vjeçari u sulmua ditën e enjte nga një qen pitbull në pronësi të Armand Lalës në një nga lagjet e Durrësit. I moshuari prej disa ditësh ka qëndruar në spital ku kurohej për plagët e marra në trup dhe në kokë. Sipas njoftimit të policisë, Armand Lala e kishte braktisur qenin e tij i cili u bë shkak në humbjen e jetës së të moshuarit mëngjesin e sotëm në spitalin e Durrësit.