Aktualitet
Paraqitet në SPAK ish-këshilltari i Metës, për çfarë është thirrur
Ish-këshilltari i Ilir Metës, Ilir Kulla, është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK).
Ai është i parë i vetëm dhe i pashoqëruar nga ndonjë avokat kur ka hyrë në ambientet e Prokurorisë së Posacme. Ende nuk dihet arsyeja se përse Kulla është paraqitur në SPAK.
Teksa ishte duke hyrë në ambientet e brendshme, Kulla ka thënë për gazetarët që nuk e di se për çfarë e kanë thirrur.