Connect with us

Aktualitet

Penguan gazetarët në Kuvend/ Garda e Republikës: I’u tërhoq vëmendja efektivëve

Me një mënyrë dhe sjellje të paprecedentë, efektivët e Gardës së Republikës, penguan sot punën e gazetarëve në oborrin e Kuvendit. Me justifikimin se ka ndryshuar rregullorja, gazetarëve nuk u lejua që tu drejtohej mikrofoni deputetëve të PS apo ministrave.

Në lidhje me këtë gjë, ka ardhur së fundmi dhe një reagim nga Garda e Republikës, e  cila ka kërkuar mirëkuptim nga ana e mediave, duke theksuar se qëllimi i tyre ishte shmangia e incidenteve.

Sipas tyre, pengimi i gazetarëve mund të jetë bërë në mënyrë të padëshiruar, teksa shton më tej se, në analizën e sotme, drejtuesit e Gardës kanë tërhequr vëmendjen e Shërbimeve pranë Parlamentit, për të shmangur incidente të ngjashme.

“Nisur nga reagimi publik i Komunitetit të Reporterëve të Politikës gjatë ditës së sotme, mbi një incident të ndodhur në oborrin e godinës ku mbahen seancat parlamentare, Garda e Republikës kërkon mirëkuptimin e medias dhe publikut në tërësi, nëse për shkak të zbatimit rigoroz të masave për sigurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve në Kuvend, mund të jenë bërë pengesë në mënyrë të padëshiruar për përmbushjen e detyrave dhe misionit të tyre.

Në analizë të situatës së krijuar sot, drejtuesit e Gardës kanë tërhequr vëmendjen e Shërbimeve pranë Parlamentit, për të shmangur incidente të ngjashme.

Media mbetet një partner i rëndësishëm për garantimin e transparencës, informimin e publikut, e në këtë frymë bashkëpunimi të konsoliduar, Garda e Republikës garanton se do të ketë gjithë angazhimin për krijimin e kushteve optimale për to, për funksionalitetin dhe mbarëvajtjen e punimeve në sallën plenare apo Komisionet parlamentare.”-shkruan Garda.

Aktualitet

“Pse s’më trembin kriminelët” – Artan Hoxha: Për fat të keq unë i njoh njerëzit e botës së krimit…

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv tregon se përse flet për kriminelet, politikanët e arrestuar, për aksionet e vazhdueshme të SPAK-ut. E bëj për fëmijët e mi, thotë gazetari, që nesër mos qeverisen nga fëmijët e këtyre politikanëve maskarenj dhe kriminelëve gjakatarë. Duhet të luftojmë për vendin tonë, shprehet ai, të përballemi me të keqen, sepse në këtë vend nuk duhet të vendosë e keqja, por ne, se ne jemi zotër të Shqipërisë sonë.

“Për fat të keq unë i njoh njerëzit e botës së krimit. Nuk kam dashur t’i njoh, por jam detyruar. Edhe kur nuk kam dashur unë t’i njoh më kanë gjetur ata sepse Shqipëria është një vend i vogël. Ndonjëherë më është dashur edhe të negocioj me ta. Ua njoh taktikat, kërcënimet, jam rrezikuar jo një herë, por shumë herë. Më kanë nisur edhe vrasës me pagesë.

Duhet të gjeja atë balancën e duhur dhe të lija atë batutën e famshme që është të filmi “Kumbari” që thotë: Nuk është asgjë personale, është çështje biznesi. Pra unë jam në këtë punë që mos ngatërrohem me bizneset e tyre. Pra mos hysh në marrëveshje me ta. Sepse nëse bahesh palë me ndonjë prej tyre, je automatikisht i rrezikuar nga grupi tjetër. Deri aty je si një pozicionin e arbitrit në një ndeshke volejbolli. Je ulur në një karrige dhe shikon ndeshjen, mban shënim, mundohesh ta kuptosh se kush po fiton, duhet të gjesh ku po bëhet intriga, ku bëhet hileja, duhet të sqarosh opinionin. publik, ta ekspozosh fenomenin, të bësh apel që duhet reaguar. Unë kam pasur mundësi pafund për të ikur nga ky vend, për të pasur një jetesë më të mirë.

E kam bërë emigracionin shumë shpejt që në 1991-shin. Kam pasur mundësi shumë te mira që t’i rrisja fëmijët e mi në vendet e Bashkimit Evropian dhe të mos kisha këtë stres që kam. Të gjithë më shohin në rrugë, unë jam me duar në xhepa. Nuk kam as badigardë. Neve na ruan vetëm profesioni dhe profesionalizmi në punën që bëjmë. Unë lëviz me duar në xhepa, mund të më gjesh në autobusin e unazës, në një taksi, jam në rrugë pikërisht sepse kam ndjekur profesionin tim. Në momentin që unë jetoj në këtë vend, po rris fëmijët e mi në këtë vend, unë mendoj që duhet të luftojmë për këtë vend. Shpeshherë më pyesin njerëzit:

A nuk ke frikë? Po të kisha prona, do kujdesesha për pronat që kam, por nuk i kam ato. Prona e vetme që kam është flamuri dhe unë luftoj për atë flamur kuqezi. Ky është vendi ynë dhe askush përveç nesh, asnjë ambasador, sekretar shteti, president i një vendi të huaj nuk do ta bëjë këtë vend. Këtë vend do ta bëjmë ne. Dhe që fëmijët e mi mos qeverisen nesër nga fëmijët e këtyre politikanëve maskarenj dhe kriminelëve gjakatarë, ne duhet të luftojmë vetë. Unë bëj luftë çdo ditë. Fëmijët i kam të rritur, tani janë në një moshë delikate se kanë kaluar adoleshencën dhe unë bëj luftë që mos ikin. Këtu është shumë e vështirë, sidomos kur zgjedh këtë rrugë.

Shpërblimi më i madh që merr sot është kur del në rrugë, kur shkon në çdo cep të Shqipërisë, vjen një njeri që nuk e ke takuar kurrë, të respekton, të paguan edhe kafenë, bën një foto. Ky është shpërblimi më i madh në punën që ne kemi zgjedhur dhe unë besoj fort që ne mund ta bëjmë dhe do ta bëjmë Shqipërinë. Unë luftoj që ta bëj alarmante këtë situatën me kriminelët që të ndërhyjmë shpejt, për të mbrojtur këtë Shqipëri turistike. Nuk vendosin ata për vendin tonë, vendosim ne. Ne duhet të përballemi me të keqen. Mes krimit të organizuar dhe politikanëve, kriminelët më të mëdhenj për mua janë politikanët. Por mos ishte kjo klasë politike, nuk do kishim këtë kriminalitet”, thotë gazetari

Continue Reading

Aktualitet

Gjermania kundër Mitsotakis për Belerin – “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Kërcënimet greke ndaj Shqipërisë, fjalë boshe

Kërcënimet e Greqisë për të penguar hyrjen e Shqipërisë në BE thekson gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” janë fjalë boshe.

Kryeministri shqiptar Edi Rama thekson kjo gazete gjermane e di shumë mirë se “e ashtuquajtura  perspektivë BE ” nuk është më asgjë më shumë se një iluzion.

“Kjo është arsyeja pse kërcënimi për të penguar një proces që nuk ka përparuar prej vitesh vështirë se do ta trembë kryeministrin e Shqipërisë”, shkruan kjo gazetë.

Ndërkaq gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” komenton vendosjen nga Mitsotakis te Fredi Beleri si kandidat për eurodeputet në listën Demokracisë së Re.

Sipas analisteve gemanë kryeministri grek ka dy synime me përzgjedhjen e Belerit. Së pari, Athina dëshiron qe të tërheqë sa më shumë vëmendjen e Brukselit për këtë çështje.

“Zgjedhja e Belerit duhet t’u bëjë të qartë burokrateve në BE se shkelja e shtetit ligjor në Shqipëri është një çështje panevropiane.

Deri më tani kancelari gjerman Olaf Scholz dhe zyrtarët e Brukselit e kanë konsideruar çështjen e Blerit një çështje dypalëshe.

Ndryshe  mendon kryeministri grek pasi për të çështja ka të bëjë me mënyrën se si Shqipëria i trajton pakicat etnike, se si funksionon drejtësia shqiptare.

Rasi Beleri, thuhet nga qeveria greke se është një betejë e vlerave të perëndimit Evropës së bashkuar, në të njëjtën kohë duke emëruar Belerin, Partia Néa Dimokratía e Mitsotakis synon që të fitojë vota edhe nga ana e ekstremit të djathtë të spektrit politik grek.

Si anëtar i burgosur i minoritetet grek në Shqipëri, Beleri është kandidati i ideal për këtë, përveç kësaj rezymeja e tij mund të tërheqë vota përtej qendrës së djathtë,” thekson “Frankfurter Allgemeine Zeitung” duke iu referuar ndër të tjerave edhe përfshirjes së Belerit në organizatën MAVI.

Siç thekson gazeta gjermane Beleri mbeti pranë të djathtës ekstreme edhe pas lirimit të tij nga burgimi në vitet 1990. Ai ishte pjesë e fraksionit neo-nazist grek Agimi i një lëvizje e ekstremit të djathtë.

Beleri, “hero” i grekëve dhe aleat i Berishës

Pala greke e portretizon Belerin si martir. A është i tillë? Sipas gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” – jo. Në vitet 90-të Beleri ishte i afërt me “Lëvizjen për çlirimin e Epirit Verior”.

Cubat e këtij grupi përkraheshin nga shërbimi sekret grek EYP, shkruan FAZ. Nacionalistët grekë e konsiderojnë “Epir Verior” një pjesë të madhe të territorit në jug të Shqipërisë dhe ëndërrojnë aneksimin e tij nga Greqia.

Më 1995 Beleri mori pjesë në një aksion të armatosur të cubave grekë, por u stopua në anën greke të kufirit. Policia greke zbuloi te Beleri dhe te gjashtë terroristë të tjerë armë zjarri, municion dhe uniforma.

Procesi gjyqësor kundër tij dhe të akuzuarve të tjerë u zhvillua larg syve të publikut, pasi që në rrjedhën e procedurës me gjasë janë diskutuar edhe fakte që kanë hedhur hije të keqe mbi shërbimin sekret grek. Edhe pas daljes nga burgu, Beleri ka mbajtur lidhje të ngushta me radikalët e djathtë.

Ai pranoi të intervistohej nga partia neonaziste greke “Agimi i Artë” dhe u angazhua edhe për një lëvizje të ekstremit të djathtë. Me kandidimin e Belerit për zgjedhjet europiane, partia greke në pushtet synon të mobilizojë elektoratin e djathtë ekstrem, supozon “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Beleri, njofton FAZ, kandidoi për aleancën e liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Continue Reading

Aktualitet

Tmerr në varrezat e Zagrebit, gjenden 15 varre të hapura

Gjatë të hënës, persona të panjohur kanë dëmtuar 15 varre në pjesën veriore të varrezave të Miroshevacit në Zabreg të Kroacisë.

Policia ka kryer një hetim dhe ka vënë në dijeni të afërmit e viktimave për inspektimet.

Raportohet se vandalët kanë hapur edhe disa varre, në kërkim të sendeve me vlerë.

Varreza2
Varreza3
Varreza4

Një grua tha se ka vërejtur se është dëmtuar varri i babait të saj. Dëshmitarët kanë thënë se dukej sikur dikush kishte hapur varret me levë. Policia po heton, për të identifikuar keqbërësit.

Continue Reading

Aktualitet

“Gjyqtari që nuk heshti” / Nga praktikat e fshehta, ryshfetet tek ndikimet politike, gjyqtarja që pritet të shkundë sistemin me historitë e përballjes së saj

“Gjyqtari që nuk heshti” ose “The unsilenced judge” – është libri më i fundit që pritet të botohet së shpejti në dy gjuhë shqip dhe anglisht.

Në këtë libër tronditës, gjysëm fiksional, autorja, Arnisa Këlliçi Gorezi, një gjyqtare e re në sistemin gjyqësor të Shqipërisë, një produkt i së madhes reformë në drejtësi, analizon historitë e saj të përballjes me ndikimet e trafikun e influencës që përshkon çdo nivel të drejtësisë.

“Gjyqtari që nuk heshti” / Nga praktikat e fshehta, ryshfetet

Përmes rrëfimeve të saj personale, analizave të hollësishme, por edhe disa ilustrimeve vizuale e më tej, ajo ekspozon praktikat e fshehta, ryshfetet dhe ndikimet politike që kanë minuar integritetin e gjykatave dhe besimin e publikut në drejtësi.

Libri shpalos një panoramë të gjerë të sfidave me të cilat përballet një gjyqtar i ndershëm në një mjedis të korruptuar.

Autorja tregon për presionet që vijnë nga zyrtarë të lartë po brenda sistemit gjyqësor dhe politikanë, të cilët kërkojnë të manipulojnë vendimet gjyqësore në favor të tyre.

Përmes këtyre tregimeve, ajo thekson se si në kohët e sotme korrupsioni në nivele te larta transformohet në trafik influence, duke cenuar drejtësinë, e duke dëmtuar rëndë shoqërinë shqiptare në tërësi.

“Gjyqtari që nuk heshti” / Nga praktikat e fshehta, ryshfetet

Autorja, Arnisa Këlliçi Gorezi

Libri do të botohet nga një shtëpi botuese amerikane dhe vjen tërësisht në anglisht. Ai përbën një thirrje për ndryshim dhe një apel për integritet dhe transparencë në sistemin gjyqësor.

Ky libër është një dëshmi e guximit dhe vendosmërisë së një individi, të kthyer në Shqipëri përmes një programi te Fondit të Ekselencës Shqiptare, që lufton për një sistem drejtësie të pastër dhe të drejtë.

Continue Reading

Aktualitet

Të përfituara nga trafiku i drogës, Prokuroria e Fierit sekuestron 6 pasuri të tjera të Saimir Taullaut

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka sekuestron gjashtë pasuri të tjera të dyshuara të shtetasit Saimir Taullau, i dyshuar për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike si dhe lidhjeve të tij familjare.

Dyshohet se këto pasuri e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit Saimir Tuallau, konkretisht nga veprat penale të parashikuar nga nenet 283 dhe 283/a të Kodit Penal

“Mbi bazën e ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr.1, viti 2024, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit Saimir Taullau , si dhe të afërmve të tij dhe personat fizikë, konkretisht shtetasve A.T., F. T, M.T., E.T., V.T. dhe K.T, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë e tyre zotërohen në mënyrë të tërthortë nga shtetasi Saimir Taullau”, njofton Prokuroria.

Dyshohet se këto pasuri e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit S.T., konkretisht nga veprat penale të parashikuar nga nenet 283 dhe 283/a të Kodit Penal.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING