Sport
Skenari i goglave/ Shqipëria nuhat emrat e kundërshtarëve që do të ketë në finalet e Gjermanisë
Më 2 dhjetor do të mbahet shorti për përcaktimin e goglave për grupet e Europianit të Gjermanisë, vitin e ardhshëm. Kualifikimi në transfertën e Moldavisë dhe barazimi pa gola në shtëpi, bëri që Kombëtarja të ruajë kreun e klasifikimit me pikë të barabarta me Republikën Çeke dhe tashmë sytë janë të gjithë tek skenarët me të cilët kuqezinjtë tanë do të përballen, për të njohur emrat e kundërshtarëve.
Në vazon 1, kuqezinjtë e Silvinjos do të kenë si kundërshtarë një nga përfaqësueset e mëdha si Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia.
Përfaqësuesja do të shmangë përballjet me Hungarinë, Danimarkën, Austrinë, ndërsa dy vende përcaktohen në mbrëmjen e sotme. Kroacia, Zvicra, Turqia dhe Rumania garojnë për dy vendet e mbetura, me dy të fundit të avantazhuara.
Në vazon 3 janë Skocia, Sllovenia, Slovakia, Çekia dhe Holanda. Në vazon numër 4 vetëm Serbia është e konfirmuar. Tre vende do të vendosen në bazë të ndeshjve play-off në muajin mars, ndërkohë që dy kombëtaret e mbetura do të përcaktohen në mbrëmje.
Gjasat janë të mëdha që në vazon 4 të jetë Italia. Shorteu për fazën e grupeve në Euro 2024 do të hidhet më 2 dhjetor në Hamburg të Gjermanisë.