Connect with us

Aktualitet

Të maskuar dhe me armë grabitën argjendarinë, zbulohet mjeti luksoz që përdorën hajdutët për t’u arratisur

Tre persona të armatosur me një automatik kanë grabitur pasditen e sotme një argjendari në Kamëz dhe më pas janë arratisur me një automjet BMW.

Ntv ka siguruar pamjet e automjetit luksoz BMW X6, ngjyrë e bardhë, që është përdorur nga tre grabitësit për t’u arratisur nga vendngjarja.

Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

Advertisement