Kosova
Hill shfaqet me deklarata jonormale, kush po e këshillon
Ambasadori amerikan Christopher Hill tha në një intervistë për Euronews Serbia se në tryezën e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është njohja, por normalizimi i marrëdhënieve, duke shtuar se ajo që është në tryezë është e njohur për të dyja palët dhe se Serbia në thelb e ka pranuar.
I pyetur për mesazhet që vijnë nga vendet kryesore evropiane si Italia, Gjermania dhe Franca, të cilat përmendin njohjen de facto, Hill tha se zgjedhja e fjalëve duhet patur kujdes, por edhe se SHBA-të e kuptojnë atë si një histori për normalizimi i marrëdhënieve.
“Defacto në fakt do të thotë se ata duan një lloj procesi normalizimi. Unë e di që fjalët kanë rëndësi. Fjalët janë veçanërisht të rëndësishme në kohën e zgjedhjeve. Megjithatë, nuk dua të futem në lojëra fjalësh. Ajo që po them është se ajo që ka mbi tryezë është e njohur për të dyja palët. Serbia në thelb ka pranuar atë që është për të. Ekziston mirëkuptim për të ecur përpara dhe që bazohet në këto marrëveshje. Do të ketë pyetje se si të sigurohet që këto marrëveshje të jenë të qarta, se radha e obligimeve të të dyja palëve është njësoj e qartë etj etj. Pavaresisht gjithckaje, kjo çështje duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë, dhe është në interes të Serbisë dhe Kosovës” – tha ambasadori amerikan duke shtuar se “Para së gjithash, ajo që është në tavolinë, sigurisht që nuk është njohje, është normalizim marrëdhëniesh. Njerëzit në veri të Kosovës duhet të zgjohen në mëngjes duke e ditur se si do të jetë nesër jeta e tyre”
Hill theksoi gjithashtu se SHBA-të e mbështesin atë që po bëjnë evropianët dhe shpreson të arrihet një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur.