Connect with us

Lifestyle

15 sekrete të gjuhës së trupit, që njerëzit e suksesshëm i zotërojnë

Trupat tanë kanë një gjuhë të tyre, dhe fjalët e tyre nuk janë gjithmonë të sjellshme. Gjuha e trupit tuaj, me gjasë është bërë pjesë integrale e personit që je, deri në pikën që ju mundet që as të mos jeni të vetëdijshëm për këtë. Nëse është kështu, atëherë është koha për të filluar, sepse ju mund të jeni duke sabotuar karrierën tuaj.

1. Qëndrimi shtrembër është një shenjë e mos-respektit. Ai komunikon se ju jeni i mërzitur dhe nuk keni dëshirë që të jeni, aty ku jeni. Ju nuk do i thoshit kurrë shefit tuaj: “Unë nuk e kuptoj pse duhet të rri e të të dëgjoj”, por në qoftë se ju rrini shtrembër, nuk keni pse – trupi juaj ia thotë atë për ju, me zë të lartë dhe të qartë.

Truri është i “programuar” që të barazojë pushtetin me sasinë e hapësirës që zënë njerëz. Qëndrimi drejt, me shpatullat prapa është një pozicion pushteti, shkruan EO. Kjo maksimizon sasinë e hapësirës që ju mbushni. Qëndrimi shtrembër, nga ana tjetër, është rezultat i kolapsit të formës tuaj – kështu merrni më pak hapësirë dhe projektoni më pak energji.

Mbajtja e qëndrimit të duhur u imponon të tjerëve respekt, dhe nxit angazhimin në të dy anët e bashkëbisedimit.

2. Gjestet e tepruara mund të thonë se ju po tendoseni shumë për të vërtetën. Synoni gjeste të vogla, të kontrolluara për të treguar lidership dhe vetëbesim, dhe gjeste të hapura – si hapja e krahëve, apo shfaqja e pëllëmbëve të duarve – për të komunikuar se s’keni asgjë për të fshehur.

3. Nëse shihni orën kur flisni me dikë, kjo është një shenjë e qartë mos-respekti, padurimi dhe egoje të fryrë. Kjo gjuhë e trupit dërgon mesazhin se keni gjëra më të mira për të bërë, se sa të bisedoni me personin me të cilin jeni, dhe se mezi po prisni të largoheni.

4. Nëse drejtoheni në një drejtim të ndryshëm nga të tjetër, apo nëse nuk e keni drejtimi e syve nga biseda që po bëni, kjo ju paraqet si të paangazhuar, të pa-interesuar, të parehatshëm, e mbase edhe mosbesues ndaj personit që po flisni. Përpiquni të drejtoheni nga personi që po flet, dhe uleni pakëz kohën teksa e dëgjoni të flasë. Kjo do i tregojë se ka fokusin dhe vëmendjen tuaj të plotë.

4. Krahët e kryqëzuar – dhe këmbët e kryqëzuara, deri në një farë mase – janë pengesa fizike që tregojnë se nuk jeni të hapur për atë që po thotë tjetri. Edhe nëse jeni duke buzëqeshur, apo të angazhuar në një bisedë të pëlqyeshme, personi tjetër do të ketë ndjesinë sikur doni që ta mbyllë. Edhe nëse mbledhja e duarve ju duket e rehatshme, rezistojini nevojës për ta bërë këtë, nëse doni që njerëzit t’ju shohin si mendje-hapur dhe të interesuar në atë që po thonë.

6. Mospërputhje mes të fjalëve tuaja dhe shprehjeve të fytyrës i bën njerëzit të ndjejnë se diçka nuk është si duhet, dhe ata të fillojnë të dyshojnë se jeni duke u përpjekur për t’i mashtruar, edhe në se nuk e dinë saktësisht, pse apo si. Për shembull, një buzëqeshje nervoze, ndërkohë që refuzoni një ofertë gjatë negociatave, nuk do ju ndihmojë që të merrni atë që dëshironi; thjesht do e bëjë personat e tjerë të ndjehen të shqetësuar për të punuar me ju, sepse ata do të supozojnë se ju keni diçka që e fshihni.

7. Tundja e ekzagjeruar e kokës sinjalizon ankthin për miratimin. Njerëzit mund të perceptojnë këtë gjë, si një përpjekje për të shfaqur miratim apo mirëkuptim, për një gjë të cilën nuk e kuptoni.

8. Trazimi apo rregullimi i flokëve tregon se jeni në ankth, keni energji të tepruar, apo jeni të shpërqendruar. Njerëzit do ju perceptojnë si shumë të shqetësuar pas pamjes tuaj fizike, dhe jo të shqetësuar sa duhet për karrierën tuaj.

9. Shmangia e kontaktit me sy bën të duket sikur keni një gjë për të fshehur, dhe kjo ngjall dyshime. Mungesa e kontaktit me sy mund të tregojë gjithashtu mungesë vetëbesimi apo interesi, gjë që nuk do të donit ta komunikonit asnjëherë në një punë të rëndësishme. Nëse shihni poshtë teksa flisni, tregoni se ju mungon vetëbesimi, dhe kështu fjalët tuaja e humbasin peshën. Është sidomos e rëndësishme që të mbani sytë drejt, nëse po flisni për gjëra të rëndësishme apo të ndërlikuara. Kontakti i vazhdueshëm me sy, nga ana tjetër, komunikon vetëbesim, lidership, forcë, dhe inteligjencë. Ndërkohë që është e mundur të angazhohesh pa një kontakt të qëndrueshëm me sy, neglizhenca totale do të ketë pasoja negative në marrëdhëniet tuaja profesionale.

10. Kontakti me sy që është shumë intensiv mund të perceptohet si agresiv, apo si përpjekje për të dominuar. Mesatarisht kontakti me sy mbahet për 7 deri 10 sekonda, edhe më gjatë kur dëgjojmë, se sa kur flasim. Mënyra si e ndërpresim kontaktin, gjithashtu dërgon një mesazh. Nëse ulim sytë komunikojmë nënshtrim, ndërkohë që nëse shohim anash, projektojmë vetëbesim.

11. Rrotullimi i syve është një mënyrë e sigurt për të komunikuar mungesë respekti. Fatmirësisht, ndërkohë që mund të jetë zakon, është i vullnetshëm. Mund ta kontrollosh, dhe ia vlen.

12. Nëse jeni të ngrysur, apo keni një shprehje fytyre përgjithësisht të palumtur, mesazhi që dërgoni është që jeni të mërzitur nga ata që keni përreth, edhe pse ata nuk kanë fare të bëjnë me humorin tuaj. Ngrysja i largon njerëzit, pasi ndihen të gjykuar. Ndërkohë që buzëqeshja tregon se jeni të hapur, të besueshëm, me vetëbesim dhe miqësorë. Studimet kanë treguar se njerëzit reagojnë në mënyrë favorizuese ndaj një personi që buzëqesh, dhe kjo lë një përshtypje pozitive të vazhdueshme.

13. Duar-shtrëngimet e dobët sinjalizojnë që ju mungon autoriteti dhe vetëbesimi, ndërkohë që një duar-shtrëngim shumë i fortë mund të shihet si një përpjekje agresive për dominim, gjë që është keq gjithashtu. Përshtat duar-shtrëngimin ndaj secilit person dhe situatë, por sigurohu që të jetë përherë i vendosur.

14. Grushtet e mbledhur, ashtu si krahët dhe këmbët e kryqëzuara mund të sinjalizojnë që nuk jeni të hapur për idetë e të tjerëve. Mund t’ju bëjnë edhe të dukeni si në mbrojtje, gjë që i bën njerëzit nervozë në ndërveprimin me ju.

15. Afrimi i tepërt. Nëse i afroheni shumë dikujt, kjo tregon që nuk keni respekt apo mirëkuptim për hapësirën e tjetrit. Kjo do i bëjë njerëzit të ndihen shumë parehatshëm kur janë përreth jush.

Lifestyle

Çfarë i ndodh fytyrës suaj nëse flini me grim çdo natë

Ashtu si të gjitha zakonet e tjera higjienike, është e rëndësishme të vendosni një rutinë për pastrimin e fytyrës para se të shkoni në shtrat. Mbetjet e make-up-it bllokojnë poret dhe mund të shkaktojnë probleme serioze të lëkurës që është e vështirë të eliminohen më vonë. Përveç kësaj, mos heqja e grimit para gjumit ndikon në plakjen e parakohshme.

Puçrrat

Aknet dhe puçrrat në fytyrë janë një makth i vërtetë, ato janë të vështira për t’u hequr dhe nëse nuk trajtohen, gjendja vetëm sa përkeqësohet. Të shkosh në shtrat me grim është shkaktari kryesor i bllokimit të poreve dhe formimit të puçrrave.

Lëkurë e pajetë

Për të pasur një fytyrë të shëndetshme dhe plot shkëlqim këshillohet që ta lani atë duke

përdorur një eksfoliues për të hequr papastërtitë nga poret tuaja. Grimi shpesh ka përbërës të dëmshëm për lëkurën tuaj, ndaj edhe mund të ketë një ndikim negativ kur mbahet me orë të tejzgjaturatua duke shkaktuar skuqje, njolla dhe inflamacion.

Plakja e parakohshme

Dëshironi të dukeni më të vjetër? Kjo është përgjigja që të gjithë do të përgjigjen me “jo”. Nëse dëshironi të shmangni plakjen e parakohshme, thjesht hiqni grimin çdo natë, pavarësisht se sa të lodhur jeni. Gjumi me grim shkakton zhvillim të parakohshëm të rrudhave, dhe gjithashtu shkakton dëmtim të shtresës së korneumit, barrierës më të jashtme mbrojtëse të lëkurës.

Continue Reading

Lifestyle

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit.

Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në dietën tuaj, do të ndiheni më energjikë dhe më të freskët gjatë gjithë ditës:

Perimet e Gjelbra të Freskëta: Perimet e gjelbra të freskëta janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e energjisë dhe mbajtjen e trupit të shëndetshëm.

Arrat: Me përmbajtje të lartë të proteinave dhe yndyrës së shëndetshme, arrat janë një ushqim ideal për të rritur nivelin e energjisë dhe për të mbajtur stomakun e ngopur për një kohë më të gjatë.

Mjalti: Mjalti është një burim i shkëlqyeshëm i energjisë së shpejtë dhe të qëndrueshme, i cili gjithashtu ofron përfitime të mëdha për shëndetin e zemrës dhe sistemin imunitar.

Ushqimet e Pasura me Omega-3: Siç janë salmoni dhe farat e linit, këto ushqime të pasura me acide yndyrore ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe në përmirësimin e funksionimit të trurit, duke ndihmuar në ruajtjen e energjisë dhe vitalitetit të trupit.

Nëse integroni këto ushqime të shëndetshme në dietën tuaj të përditshme, do të ndjeni një ndryshim pozitiv të niveleve të energjisë dhe shëndetit tuaj./ Agroweb

Continue Reading

Lifestyle

Dhjetë mënyrat si shkatërrohet shëndeti pa vetëdijen tonë

Nëse kërkoni mënyrën që të përmirësoni gjendjen tuaj shëndetësore, ndryshimi i këtyre veseve të dëmshme shëndetësore, ose të paktën disa prej tyre do të ishte e dobishme për ruajtjen e shëndetit tuaj.

Këto janë dhjetë zakonet më të këqija të përditshme:

1. Nuk vendosni krem për rrezitje në lëkurë 2. Qëndroni ulur gjithë ditën 3. Nuk flini mjaftueshëm

4. Sapo zgjoheni, apo arrini në punë, ia nisni menjëherë të pinin kafe

5. E teproni me marrjen e obligimeve

6. Përdorni Google për zgjidhjen e problemeve shëndetësore

7. Hani ushqim duke ecur

8. Nuk largoheni nga telefoni tërë ditën

9. Nuk përkujdeseni për dhëmbët

10. Merrni pa vetëdije sheqer në organizëm.

Continue Reading

Lifestyle

Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë të freskët në verë

Frutat e verës sapo kanë dalë. Pjeshkët, kajsitë, qershitë… Secila prej tyre mund të përdoret edhe në sallatë, përveçse mund t’i hamë të papërpunuara. Living ju jell një pjatë që mund ta përdorni me secilën prej frutave që dëshironi, gjatë gjithë verës.

Sallatë me pjeshkë dhe mocarela

Përbërësit:

Djathë mocarela

Rukola

Pjeshkë

Finok

Arra

Borzilok

Salcë me vaj ulliri, limon, kripë dhe piper

Përbërësit:

Përbërësit e kësaj sallate, sikurse e të gjitha sallatave verore, mund të zgjidhen dhe kombinohen sipas dëshirës. Ky që po sjellim sot është vetëm një variant që bën bashkë jo vetëm përbërës shumë ushqyes, por edhe të shijshëm. Finoku, sikurse edhe pjeshka, mund të hahen të gjallë ose të pjekur, por në cilindo variant mund të hahen të ftohta. Përziejini të gjithë përbërësit në një pjatë dhe marinojini me salcën e përgatitur me vaj, limon, kripë dhe piper.

Continue Reading

Lifestyle

Sa sheqer duhet të konsumoni në ditë sipas moshës që keni

Sheqeri industrial është një ndër përbërësit më problematik për regjimin e çdo personi në kohët moderne.

Njihet si armiku kryesor i dietave për shkak të sasisë së madhe të kalorive që i jep trupit. Jo pa qëllim është një ndër ushqimet më të sulmuara pasi lidhet me shumë sëmundje si diabeti, obeziteti dhe sëmundjet e zemrës

Sheqeri i përpunuar, pra ai që gjendet zakonisht në dyqan megjithëse një burim kalorish dhe sëmundjesh në shumë raste nuk mund të evitohet plotësisht.

Për këtë arsye më poshtë gjeni një guidë të thjeshtë mbi sasinë e konsumimit të sheqerit për çdo moshë.

Sa sheqer duhet të konsumojnë të rriturit

Fatkeqësisht nuk ka një përgjigje të saktë për këtë, pasi për çdo person sasia mund të jetë e ndryshme. Gjithsesi ekspertët kanë arritur në një nivel mesatar për konsumimin e sheqerit nga një person në një ditë.

Sipas American Heart Association (AHA), të cilës i referohet AgroWeb sasitë e sheqerit që burrat dhe gratë duhet të konsumojnë janë jo më shumë se disa lugë çaji.

Burrat këshillohet të marrin rreth 37.5 gramë sheqer në ditë ose rreth 9 lugë çaji. Kjo masë përkthehet ne 150 kalori. Gratë këshillohet të konsumojnë jo më shumë se 25 gramë sheqer në ditë ose 6 lugë çaji që janë rreth 100 kalori çdo ditë.

Sa sheqer duhet të konsumojnë fëmijët

Në regjimin e përditshëm të një fëmije ka vend edhe për pak sheqer. Gjithsesi sheqeri nuk duhet të kthehet në një normë as për fëmijët pasi mund të çojë shumë lehtë në sëmundje të mbi peshës.

Sasia e rekomanduar nga ekspertët për fëmijët në një ditë është pak a shumë sa sasia që mund të marrë një i rritur. Fëmijët e moshës 4 -6 vjeç rekomandohet të konsumojnë jo më shumë se 19 gr sheqer në ditë.

Për ata të moshës 7 – 10 vjeç jo më shumë se 24 gramë ose 6 lugë çaji sheqer. Mbi moshën 11 vjeç ekspertët këshillojnë jo më shumë se 30 gramë në ditë.

A duhet të konsumojnë sheqer personat mbi peshë

Për personat që vuajnë nga sëmundje si obeziteti apo tipe të diabetit sheqeri duhet të evitohet sa më shumë.

Në të tilla raste ju mund të konsumoni sasi shumë të pakta sheqeri vetëm një ose dy herë në javë. Gjithsesi mjekët këshillojnë që më e mira është që sheqeri të evitohet plotësisht.

Sigurohuni të merrni sasi të shëndetshme ëmbëlsie duke e përfituar kështu sheqerin nga frutat. Qëndrojini besnikë ushqimeve të lehta dhe sa më natyrale duke qëndruar larg ushqimeve të proçesuara dhe me shumë kalori.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING