Connect with us

Kosova

Serbia e sëmurë nga çmenduria ‘Bota Serbe’, publicisti malazes për fitoren e Vuçiçit

“Fitorja e Aleksandër Vuçicit dhe progresistëve të tij padyshim që Serbisë do t’i sjellë dhimbje koke dhe pagjumësi, të gjatë dhe të vështirë, ashtu si fqinjëve të saj Bosnje-Hercegovinës, Malin e Zi dhe Kosovën” – kështu u shpreh gazetari dhe publicisti malazez Sheki Radonçiç në një intervistë për Radiosarajevo.

“Fatkeqësisht, rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe gjithçka që ndodhi dhe po ndodh rreth tyre, tregon se shoqëria serbe është në një metastazë politike dhe se do të rrjedhë shumë ujë derisa të shërohet Serbia e sëmurë rëndë. Para së gjithash, nga çmenduria ‘bota serbe” – theksoi Radonçic.

Sipas tij, triumfi zgjedhor i Aleksandër Vuçiqit tregon se Serbia e djeshme dhe e sotme nuk mund të shkojë përtej vetes dhe Vuçiqit.

“Megjithatë, me siguri asgjë nuk do të kishte qenë më mirë nëse opozita në Serbi do të kishte fituar, sepse të gjithë, pak a shumë, po ecin në rrugët e Serbisë së madhe apo të botës serbe, teksa po përpiqen të kompensojnë humbjen e të humburave.  Ata duan qe Kosova, Republika Srpska dhe Malii i Zi te bashkohen me “nënën Serbi”” – potencoi gazetari malazez

Advertisement