Kosova
Vuçiç, krijuesi i frazës idiote ‘bota serbe’/ Analistët akuzojnë ‘mbretin e mashtrimit’
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përmes një videomesazh, siç tha ai, për herë të parë në jetën e Republikës Srpska dhe qytetarëve të saj, deklaroi: “Dua t’ju kërkoj falje për fushatën e tmerrshme që po bëhet kundër jush, motrave dhe vëllezërve tanë, nga një pjesë e publikut politik në Beograd, të cilët ju kanë fajësuar për disfatat e tyre, edhe pse në të vërtetë nuk keni faj për asgjë.
Tanja Topić , nanaliste politike nga Bosnje Hercegovina tha per Danas se Vuçiq duhet t’u kërkojë falje qytetarëve të Srpska sepse ata u instrumentalizuan dhe u keqpërdorën në një proces politik në të cilin nuk duhej të merrnin pjesë.
“Ai duhej t’u kishte kërkuar falje të gjithë qytetarëve sepse u detyruan të ishin pjesë e korrupsionit politik, mashtrimit, i cili i lejoi ata të futeshin në një rreth vicioz veprash kriminale, duke u mundësuar të preferuarve të tyre politikë të ulen në karriget e pushtetit” – theksoi analistja politike
Sipas saj, nuk u stigmatizuan vetëm “familjarët fatkeq”, por edhe të gjithë ata që guxuan të vënë në dukje paligjshmëritë në procesin zgjedhor.
Regjisori Janko Baljak tha per median serbe se këtë ndjesë të Vuçiqit e lexon në çelësin e shprehjes ‘bota serbe’.
“Vuçic është krijuesi i shprehjes idiote “bota serbe”, edhe pse ia ka futur ne mendje, djali I tij I keq, Aleksander Vulin. Në momente te tilla, teksa ai nuk po debaton me kroatët dhe boshnjakët, nuk është keq të nxisë serbët kundër serbëve”, – theksoi Baljak dhe shtoi se nuk ka ndjeshmëri për “psikologjinë e robërve”.
“Të detyrojnë të hipësh në autobus, të kalosh rrugën dhe të marrësh pjesë në vjedhjen zgjedhore të mafias që sundon Serbinë”. Nuk ka të bëjë me kombin, as me patriotizmin, por me moralin personal” – potencoi regjizori I njohur
Nga ana tjetër, aktivistja për të drejtat e njeriut Aida Ćoroviç u shpreh se nuk është falje, por një mashtrim propagandistik I presidentit serb. Ajo theksoi se pas kësaj ‘apologjie’ qëndron thellimi i hendekut mes Serbisë dhe serbëve.