Bota
Autobusi kthehet përmbys, raportohet për 19 viktima dhe 40 të plagosur
Aksidenti, pranë Rancho Grande, një komunë në provincën Matagalpa, në veri të Managua, vrau “19” njerëz dhe plagosi rreth 40 të tjerë. 10 fëmijët që humbën jetën ishin nga 4 deri në 16 vjeç, sipas të njëjtit burim.
Një aksident tragjik ka ndodhur në një autostradë në veri të kryeqytetit të Nikaraguas, ku për pasojë 19 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur të shtunë, kur një autobus është kthyer përmbys.
Aksidenti, pranë Rancho Grande, një komunë në provincën Matagalpa, në veri të Managua, vrau “19” njerëz dhe plagosi rreth 40 të tjerë. 10 fëmijët që humbën jetën ishin nga 4 deri në 16 vjeç, sipas të njëjtit burim. Autoritetet thanë se automjeti kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar dhe se policia arrestoi shoferin e autobusit kur ai u përpoq të ikte.