Connect with us

Lifestyle

Jeta në çift, gjërat që s’duhet bërë kurrë

Mos neglizhoni që krahas higjienës personale të kujdeseni edhe për veshjen, për look-un tuaj, edhe nëse nuk keni planifikuar të dilni, por të qëndroni në shtëpi. Krehja e flokëve, një buzëkuq, veshja e rrobave të këndshme etj.

1.Nuk jeni motër e vëlla: Shmangni veshjet e njëjta, qoftë edhe për humor, apo në raste festash mes njëri-tjetrit.

2.Intimiteti është i rëndësishëm: Bashkëjetesa në një çift nuk do të thotë të ndani çdo gjë së bashku. Sidomos kur bëhet fjalë për intimitetin personal, ku përfshihet higjiena dhe nevojat personale. Mos gaboni të shkoni në tualet apo të depiloheni kur aty afër ndodhet edhe partneri juaj, ose të harroni derën e tualetit hapur.

3.Mbrëmjet duhet të jenë edhe speciale: Në përditshmëri mbrëmjet janë të njëjta të shoqëruara me shikimin e televizorit, të shtrirë mbi divan etj. Përpiquni që herë pas here të darkoni jashtë, duke iu larguar të njëjtit imazh për orët e mbrëmjeve të kaluara brenda mureve të shtëpisë.

4.Mos transmetoni ankth për detyrimet reciproke: Komunikimi në çift është i rëndësishëm dhe ndarja e emocioneve, qoftë negative apo pozitive, është një gjest i shëndetshëm, e megjithatë përpiquni të mos jeni alarmante. Shqetësimet tuaja mos i ktheni në ankth e për më tepër mos i komunikoni si të tilla. Nuk është e shëndetshme të flisni për jetën, familjen, por edhe për fëmijët me doza të theksuara ankthi.

5.Mos jini gjithnjë e pranishme: Misteri është një element i shumëpërfolur dhe i domosdoshëm në marrëdhëniet në çift. Prirja femërore është të jetë thuajse në çdo moment në krah të partnerit, edhe atëherë kur nuk janë bashkë fizikisht. Prania e tyre mund të bëhet e bezdisshme qoftë edhe me telefonata të shpeshta gjatë një dite. Mos kërkoni të flisni shpesh në telefon së bashku dhe jo në intervale të njëjta kohore.

6.Fundjava duhet konsideruar argëtim: Nëse keni krijuar familje dhe keni fëmijë, nuk duhet t’i privoni vetes dhe partnerit argëtimet në fundjavë mbrëmjeve. Fëmijët nuk mund të jenë gjithmonë arsye për pasivitetin tuaj.

7.Rëndësia e miqve: Përpiquni të mos keni vetëm miq të përbashkët. Bashkëjetesa e mundëson një gjë të tillë, takime të përbashkëta, interesa dhe aktivitete të përbashkëta ju japin mundësinë e frekuentimit të miqve të përbashkët. E megjithatë, është mirë të keni edhe disa miqësi personale dhe mos neglizhoni të organizoni herë pas here takime edhe mes tyre.

8.Fundjavat te prindërit: Një zakon i njohur tek çiftet e reja është dhe respektimi i fundjavave në prani të prindërve apo tek shtëpia e prindërve të partnerit. Mund të duket si një komoditet për shkak të përgatitjes së vakteve, por ky zakon të mos kthehet i përjavshëm.

9.Mos harroni të jini e bukur edhe në shtëpi: Lodhja ditore, angazhimet e detyrimet e shumta i bëjnë femrat të jenë të pakujdesshme hera-herës dhe gjëja e parë që bëjnë teksa hyjmë në shtëpi është veshja e pizhameve dhe direkt e në sulm për punët shtëpiake. Jepini rëndësi imazhit tuaj. Kjo gjë vlen edhe kur ngriheni në mëngjes nga krevati. Mos neglizhoni që krahas higjienës personale të kujdeseni edhe për veshjen, për look-un tuaj, edhe nëse nuk keni planifikuar të dilni, por të qëndroni në shtëpi. Krehja e flokëve, një buzëkuq, veshja e rrobave të këndshme etj.

10.Dhuroni dashuri mes njëri-tjetrit: Intimiteti seksual është një element i rëndësishëm në çdo marrëdhënie dashurie, e cila duhet të jetë gjithnjë prezente. Duket sikur koha fizike nuk mjafton kurrë dhe ndonjëherë çiftet e neglizhojnë intimitetin brenda mureve të dhomës, por dhurimi i dashurisë dhe i përkëdhelive është mjaft i rëndësishëm për një marrëdhënie sa më romantike edhe pas shumë kohësh së bashku.

Advertisement