Connect with us

Pinknews

‘Mendonin se ai ishte i pasur”/ Eliona Pitarka rrëfen vështirësitë: Nuk kisha para për…

Aktorja Eliona Pitarka ka rrëfyer sfidat dhe vështirësitë që ajo dhe partneri i saj kanë kaluar.

Duke e nisur nga fillimet ku të gjithë mendonin se ai është mashkulli që mbante aktoren me para duke i plotësuar çdo gjë, e deri tek krijimi i një familje shumë të shëndetshme Eliona vjen ndryshe në syrin e publikut.

E ftuar në emisionin “Se luan Topi” ajo tregon se ajo dhe partneri i saj kanë vuajtur dhe sakrifikuar shumë për të qenë këtu ku janë sot.

Aktorja tregon se në fillimet e tyre kishin vështirësi në pagesën e një kafe apo darkë teksa sot me krenari tregon se ata mundën të blinin shtëpinë e tyre të ëndrrave.

“Ajo që më preku në këtë letër janë sakrificat që është dashur të kalojmë për të qenë këtu ku jemi sot.

Kemi vuajtur realisht shumë duke nisur që nga paragjykimet që Eliona do të zgjidhte dikë që do ti mundësonte çdo gjë, nga zgjedhja ime edhe  e tij sigurisht e një djali të thjeshtë po aq sa vetja pra nga një familje e  thjeshtë ku kemi ndërtuar absolutisht çdo gjë bashke. Duhet të zgjedhim atë njeri që na përmbush.

Gazetraja: Po kur thua kemi vuajtur e ke fjalë për vështirësi ekonomike?

“Të gjitha vështirësitë ekonomike ishte e para, vuanim për të paguar një kafe, për të dalë një darke ndërkohë që njerëzit mendonin se Eliona ka mundësi të ketë në krah kë të dojë.

Këto më kanë vrarë jashtëzakonisht shumë edhe në fillimet tona kur tregoja se me kë jam në një lidhje askush nuk e besonte ose kur e mbaja të fshehtë mendoni se ai do të ishte një djalë i pasur.

Prandaj doja ta bëja publik dhe të tregoj se duhet të zgjedhim dikë që na përmbush. Jemi shumë krenarë që sot kemi shtëpinë tonë që e morëm me kredi dhe tani e kemi paguar dhe familjen tonë të shëndetshme.” u shpreh aktorja

Advertisement