Connect with us

Rajon

Çudia me emrin Vladimir Bilçik/ Fale Zot, se nuk di çfarë flet

Ajo që pashë pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit në Serbi, tregon se sa Rusia vazhdon të luajë një rol të tepruar në Ballkanin Perëndimor. Kjo është një lojë që e kemi parë shumë herë nga Vladimir Putin dhe aleatët e tij” – Kështu tha ndër të tjera eurodeputeti dhe raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Vladimir Bilçik

Teksa pritet që në fillim të muajit shkurt, deputetët e Parlamentit Evropian do votojnë rezolutën për zgjedhjet në Serbi, Bilçik u shpreh se ai pret që rezoluta të jetë faktike dhe të ofrojë disa hapa të ardhshëm në kontekstin e asaj që duhet bërë.

“Por gjithmonë duhen dy për tango. Problemet e Serbisë nuk mund të zgjidhen brenda institucioneve të Bashkimit Evropian, brenda Parlamentit Evropian. Shpresoj që edhe Serbia të vazhdojë dhe të fillojë të konstituojë institucionet e veta” – deklaroi europarlamentari

Duke I kujtuar se opozita në Serbi pretendon se zgjedhjet janë vjedhur. Kështu thonë edhe raportet e vëzhguesve vendas dhe të huaj të cilët kanë vërejtur parregullsi të shumta.

I pyetur a është zgjidhja adekuate e krizës aktuale politike formimi sa më i shpejtë i qeverisë dhe vazhdimi sikur të mos kishte ndodhur asgjë, Bilçik deklaroi –

“Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare janë shpallur dhe mendoj se është koha që institucionet e reja të fillojnë punën. Parlamentarët serbë duhet të marrin mandatet e tyre dhe të formohet qeveria. Vendi duhet t’i zgjidhë të gjitha dështimet përmes kanaleve të duhura institucionale. E them këtë edhe sepse ka një pikëpyetje të madhe, natyrisht, për zgjedhjet lokale në Beograd.

Atje rezultati ishte i pasigurt dhe aktualisht ka një ngërç politik. Mendoj se është e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të zgjidhë këtë sfidë dhe që të gjitha autoritetet përkatëse të veprojnë sa më hapur dhe transparente në mënyrë që këto sfida të zgjidhen në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës”.

I pyetur se si ai e komentoni retorikën anti-evropiane që vjen nga zyrtarët shtetërorë në mediat pro regjimit, Bilçik tha se “Serbia meriton një të ardhme evropiane dhe politikanë që mund ta realizojnë atë dhe që do të punojnë realisht për të ardhmen evropiane. Serbia duhet të marrë një vendim të qartë – nëse dëshiron të punojë plotësisht dhe vazhdimisht për të ardhmen e saj evropiane. Retorika anti-evropiane e askujt nuk ndihmon, sepse nuk fiton miq apo partnerë në BE, Bruksel dhe institucione të tjera evropiane. Dua të them vetëm se të gjithë në Bruksel, Strasburg dhe në mbarë kryeqytetet e BE-së e dinë dhe janë të informuar mirë se çfarë po ndodh dhe çfarë po thuhet në Serbi”.

Advertisement