Connect with us

Politike

Ervin Salianji: Do të marr vendimet e mia nëse zgjat procesi i bashkimit të PD-së

Procesi i bashkimit në Partinë Demokratike, të grupit parlamentar të opozitës të përbërë nga deputetë të Berishës dhe Bardhit, është çështje ditësh. Kjo është theksuar nga Ervin Salianji në një intervistë për RTSH-në, i cili nënvizoi se nëse ky proces zgjat, secili duhet të marrë vendimet e veta.

Nëse ky proces zgjat shumë, gjithsecili duhet të marrë vendimet e veta. Ose të bashkohemi, ose të ndahemi dhe të mos e zgjasim këtë histori. Kush nuk e sheh si formë bashkëpunimi, bashkimi në një grup të caktuar, duhet të vazhdojë rrugën. Kush sheh ndryshe, unë mendoj se duhet të bashkohemi dhe do të vazhdojë pastaj me veprimet e mia nëse kjo çështje zgjat”, tha Salianji.

Duke theksuar se ende po diskutohet forma e bashkimit  në të gjithë hierarkinë e PD-së nga baza në qendër, ai përjashton mundësinë që procesi të konkretizohet me pjesëmarrjen e deputetëve në mbledhjen e Këshillit Kombëtar që ka thirrur Paloka ditën e shtunë, pasi statuti parashikon që  deputetët janë pjesë e këtij forumi.

Jo nuk do të jem nesër sepse do të respektoj pjesën e procesit të bisedimeve”, shtoi ai.

Advertisement