Connect with us

Lifestyle

Përse disa njerëz hanë tërë kohën dhe nuk shtojnë peshë

Për ata të cilët shtojnë peshë me vetëm një rriskë torte, padyshim se jeta është e padrejtë.Por, është e vërtetë se ka njerëz që mund të hanë çdo gjë që duan dhe të mos shtojnë fare peshë, transmeton Telegrafi.

Përse ndodh kjo?Sipas një studimi, duket se të qenit person i hollë ka të bëjë shumë me gjenetikën, në atë mënyrë që njerëzit e mirëmbajnë peshën pa u përkushtuar fare hiç.Shkencëtarët e udhëhequr nga Universiteti i Kembrixhit i kanë identifikuar disa gjene të cilat mund ta shpejtojnë metabolizmin e dikujt ose që u ndihmojnë njerëzve të djegin yndyrën më shpejt.Sipas tyre, këto zbulime mund të shpijnë në ilaçet të reja të cilat i imitojnë efektet e këtyre gjeneve që janë përgjegjëse për hollësinë e një personi.

Studimi, i cili është publikuar në revistën ‘PLOS Genetics’, ka konstatuar se 18% e asaj sa të hollë jemi është e shkruar në ADN-në tonë.Pra, kjo e shpjegon faktin se përse njerëzit që i kanë dy prindërit e hollë janë në mënyrë natyrale edhe vet të hollë.

Advertisement