Politike
FOTO/ Më parë vdes se shkoj te Berisha, del mesazhi i Bardhit, si betohej kundër ish-kryeministrit
Kalimi i Gazment Bardhi nga Lulzim Basha te Sali Berisha ka qenë i papritur pasi ishte betuar që nuk do ta bënte kurrë.
Së fundmi po qarkullon nëpër grupe të brendshme në rrjete sociale një mesazh mes Bardhit dhe një anëtari të PD, i shkëmbyer në qershor të vitit të kaluar, në të cilin Bardhi shprehet se nuk do të bashkohet kurrë me Berishën.
“Më parë vdes sesa bashkohem me Berishën”, kështu i përgjigjet Bardhi anëtarit të PD i cili i ka dërguar një video të Saimir Korreshit duke i shprehur se do “bënin gafën më të madhe” nëse do t’i bashkoheshin Berishës.
Mesazhi është komentuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report TV nga gazetari Flogert Muça.
Tashmë Gazmend Bardhi pranon hapur se jo vetëm është në krah të Berishës, por nuk ka kompleks ta pranojë kryetar të partisë pa vulë.