Connect with us

Politike

Sali Berisha në tubim: Dosja McGonigal-Edi Rama, akti më i turpshëm i korrupsionit

Duke folur në tubimin qytetar, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk la pa përmendur dënimin me 28 muaj burg të Charles McGonigal për marrjen e 250 mijë dollarëve nga Edi Rama, me qëllim sulmuar opozitën në Shqipëri. Sipas Berishës, ai beson se kjo çështje nuk do të mbyllet asnjëherë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Miqtë ei, dje u zhvillua një gjyq në Uashington.

Në këtë gjyq, kishte vetëm një dosje dhe kjo ishte dosja Edi Rama-McGonigal.

Kjo ishte dosja e fëlliqur, në të cilën kryeministri shqiptar, sipas burimeve zyrtare amerikane, kishte korruptuar shefin e kundërzbulimit të vendit të madh në botë, SHBA.

E kishte korruptuar për ta përdorur për shkatërrimin e opozitës, për shpalljen non-grata të Sali Berishës pa asnjë fakt, pa asnjë dokument, pa asnjë të dhënë.

Miqtë e mi, McGonigal, për të cilin larot e Edi Ramës, duhet të thonë se krimin e ka kryer për vendin e tij, krimin e ka kryer në Shqipëri dhe kundër Shqipërisë. Me Edi Ramën, ku u morën paratë, 225 mijë euro, që iu dhanë atij për të shkatërruar opozitën shqiptare.

A ka krim më të shëmtuar se sa të përdorësh fuqinë e një vendi të madh kundër opozitës së një vendi të vogël?

Ky është krim i përmasave makbethiane.

McGonigal nuk u ndal vetëm me kaq, u them larove të Edi Ramës, por hoqi licenca dhe mori licenca duke detyruar taksapaguesit e varfër shqiptarë, të paguajnë dhjetëra e dhjetëra milionë euro gjoba në arbitrazhet ndërkombëtare për ndërhyrjen e tij.

A ka akte më të shëmtuara korruptive se këto?

Këto nuk mbyllen kurrë. I them unë sot Edi Ramës, jo Xhorxh Sorosi, por forcë në botë që të mbyll dosjen me McGonigal nuk ka dhe nuk do të ketë.

Advertisement