Connect with us

Bota

Ish-presidenti i SHBA-ve lançon linjën e atleteve “Trump Sneaker”

Ish-presidenti i SHBA-ve Donald Trump lançoi ditën e djeshme një linjë atletesh. Kjo vjen një ditë pasi ai dhe kompanitë e tij u urdhëruan nga një gjykatës që të paguanin 355 milionë dollar për mashtrim civil në New York, shkruajnë mediat e huaja.

Ish-presidenti prezantoi linjën “Trump Sneakers” në Sneacer Con në Philadelpha. “Kjo është diçka për të cilën kam folur për 12 vjet, 13 vjet dhe mendoj se do të jetë një sukses i madh,” tha Trump. Atletet e florirt që prezantoi Trump një faqe internet i ka vlerësuar 399 dollarë. Sipas kësaj faqeje online kishte pasur 1000 palë atlete në dispozicion për blerje dhe u renditën si të shitura.

Ish-presidenti po shet gjithashtu dy versione të atleteve që kanë “T” dhe “45” në anët për 199 dollarë, sipas faqes së internetit. Kolonja dhe parfumi shiten me 99 dollarë secili.

Sipas faqes së internetit, produktet janë “Marka tregtare të CIC Ventures LLC. Atletet Trump nuk janë projektuar, prodhuar, shpërndarë ose shitur nga Donald J. Trump, Organizata Trump ose ndonjë prej filialeve ose drejtuesve të tyre përkatës. 45 Footwear, LLC përdor emrin, imazhin dhe ngjashmërinë Trump sipas një marrëveshjeje licence.

Pas paraqitjes së tij në Sneaker Con, Trump pritet të shkojë në Michigan për t’iu drejtuar mbështetësve për herë të parë që kur vendimet në çështje të veçanta të Nju Jorkut vunë në qendër të vëmendjes rrezikun ligjor me të cilin përballet në shumë fronte.

Të enjten, një gjykatës i shtetit të New Yorkut konfirmoi se gjyqi penal i ish-presidentit në një çështje të parave të heshtura do të fillojë më 25 mars . Një ditë më vonë, Trump dhe kompanitë e tij u urdhëruan të paguanin afro 355 milionë dollarë për fryrjen mashtruese të vlerave të pronave të tij. E kombinuar me vendimin prej 83 milionë dollarësh të lëshuar kundër Trump për shpifjen e E. Jean Carroll, kandidati kryesor republikan i vitit 2024 është gjobitur me rreth 438 milionë dollarë gjatë katër javëve të fundit.

Advertisement