Connect with us

OPINION

Nga Kosova po kërkohet formim i njëanshëm i Asociacionit

Nga Muhamend Kelmendi

Nga gjendja ku gjindet Evropa dhe me gjere priten domosdo veprime konkrete ne “zgjidhjen” e ceshtjes Kosove-Serbi.

Ne kete ane, baze eshte Marreveshja e Bruxelit dhe Aneksmarreveshja e Ohrit.

Ne keto marreveshje gjindet Asociacioni ne themele te ceshtjes.

Nuk eshte njohja reciproke dhe as ndonje ceshtje tjeter, qe ndikon ne permiresimin e raporteve ndershtetetore. Eshte thjeshte Asociacioni.

Kete me se miri e shpreh letera e Presidentit te Republikes se Frances, z. Makron, drejtuar Presidentes se Kosoves, Vjosa Osmanit.

Qarte thuhet ne leter Asociaconi.

Me keto dy marreveshje Qeveria Kurtit e ka pranuar Asociacionin. Tash po kerkohet nga UE, personlitetet e larta te shteteve, si dhe nga vete SHBA, organizimi i njeaneshem i Asociacionit. Kjo, edhe nese Serbia fare nuk e pranon asnje ceshtje nga Marreveshja.

Ajo qe duhet theksuar ketu eshte fakti se Kosova gjindet para nje presioni te larte. Tera forcat e jashtme politike po kerkojne Asociacionin. Ndersa, nga Serbia as edhe pranimin me nenshkrim te Marreveshjes.

Edhe vete SHBA u shpreh qarte pro Asociacionit dhe kercenoje me nderprerjen e partneritetit me Republiken e Kosoves, pse Kosova po vepron vetem per vetem, pa konsulltime me Vashingtonin.

Ky eshte kercenim direkt.

Kosova kerkohet te mendoj qarte para cdo veprim a vendimi qe e ndermerre per ndertimin e sovranitetit.

Eshte e domosfoshne konsulltimi dhe partneriteti i Kosoves me SHBA-te.

Kjo e rrite forcen e Kosoves.

Advertisement