Politike
FOTOLAJM/ Nesër protesta e opozitës, nis ‘fortifikimi’ i Kryeministrisë
Duket se kanë nisur përgatitjet për ditën e nesërme, kur do të mbahet protesta e thirrur nga opozita.
Në pamje duket se kanë nisur punimet për “fortifikimin” e Kryeministrisë, pikërisht aty ku do të nisë edhe protesta.
Pak ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar sloganin e protestës së 20 shkurtit.
Ai i ka bërë thirrje shqiptarëve për mosbindje civile ndaj kryeministrit Edi Rama për dinjitetin e shqiptarëve.
Berisha e ka quajtur 20 shkurtin ditën e triumfit dhe dita kur sipas tij” monizmi i Ramës do të shkundet nga themelet”.