Connect with us

Lifestyle

Gjërat që i ndodhin trupit kur ndaloni së konsumuari sheqer

Statistikat tregojnë se mbi 20% e të gjithë amerikanëve i konsumojnë më shumë se 700 kalori sheqer në ditë.

Sheqeri ka efekt serioz në shëndetin e përgjithshëm, ndërkaq gjendet pothuajse në çdo ushqim që e hani.

Sheqer ka në jogurt, në salca të pastave, në ëmbëlsira, etj.

Kur njerëzit vendosin ta shmangin sheqerin, ata përjetojnë simptoma të ndryshme, duke përfshirë ankth, depresion, zemërim dhe luhatje disponimi.

Mesatarisht një i rritur amerikan i hanë rreth 22 lugë çaji sheqer në ditë, ndërkaq një fëmijë 32 lugë çaji. Ky informacion është marrë nga Shoqata Amerikane e Zemrës.

Sidoqoftë, më poshtë i keni disa ndryshime pozitive që i përjeton trupi kur ndaloni së ngrëni sheqer.

Zemër më e shëndetshme

Ekspertët shpjegojnë se shmangia e sheqerit jua ulë trefish rreziqet e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Sheqeri i shtuar i rritë nivelet e insulinës, duke e aktivizuar sistemin nervor dashamirës dhe duke e rritur sheqerin në gjak. Lëreni sheqerin dhe kolesteroli do të zvogëlohet për 10%, ndërkaq trigliceridet për 20-30%.

Lëkurë më e pastër

Aknet mund të shfaqen edhe si rezultat i konsumimit të tepërt të sheqerit. Një studim i ri ka zbuluar se ata që konsumojnë pije të gazuara kanë 97% rrezik më të lartë të inflamacionit.

Trupi e njeh sheqerin si toksinë, ndërkaq mëlçia është e paaftë ta përpunojë atë. Sheqeri nuk mund të eliminohet përmes djersitjes, ndërkaq inflamacioni i shkaktuar manifestohet përmes akneve dhe skuqjeve në lëkurë.

Rrezik më i ulët i diabetit

Konsumimi i sheqerit shpie në depozita yndyrore përreth mëlçisë, gjë e cila shkakton rezistencë të insulinës. Kështu, pankreasi punon më shumë se ç’duhet. Sipas ekspertëve, duke marrë vetëm 150 kalori nga sheqeri i shtuar, ju ia rritni vetes rrezikun për tip 2 të diabetit deri në 11 fish.

Pa sheqer jeni më të lumtur

Nëse mendoni se sheqeri ju bën të lumtur, atëherë mendohuni prapë. Sheqeri ju jep energji të menjëhershme, por gjërat keqësohen shumë kur ajo energji shuhet. Kjo e krijon një cikël që nuk përfundon asnjëherë, pasi që trupi gjithmonë ju kërkon të konsumoni sheqer. Ju ndiheni të lumtur deh pastaj dëshironi më shumë sheqer.

Një studim ka zbuluar se femrat që konsumojnë shumë sheqer kanë rrezik më të lartë të luhatjes së disponimit, ankthit, depresionit dhe zemërimit.

Gjumë më i mirë

Sheqeri i shtuar e stimulon prodhimin e kortizolit, gjë e cila jua pengon gjumin e mirë. Sheqeri ndikon edhe në sistemin nervor qendror, duke nxitur luhatje në nivele të energjisë dhe cikël të gjumit. Shmangeni sheqerin dhe do të flini shumë më mirë.

Memoria ju përmirësohet

Sheqeri shkakton dëme kognitive dhe lodhje të trurit. Madje, sheqeri ndikon edhe në memorie dhe mësim. Sipas studimeve, konsumimi i tepërt i sheqerit e pengon komunikimin mes qelizave.

Humbja e peshës

Konsumimi i sheqerit ju dhuron vetëm kalori boshe. Ju gjithmonë ndiheni të uritur edhe pasi të keni ngrënë diçka të ëmbël, apo jo? Torta juaj e preferuar ka shumë kalori, por ka mungesë të vlerave ushqyese. Trupi ka nevojë për sheqer sepse i mungon energjia e pastër nga ushqimet e shëndetshmet.

Advertisement