Politike
Moment gazmor/ Rama i jep zemër nxënësit: E bën e bën kosh
Shkolla 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë hap dyert në prag të 7 marsit, Ditës së Mësuesit.
Shkolla është rindërtuar me standardet më të mira bashkëkohore, kapacitete të shtuara, bibliotekë, laboratorë të rinj e terrene sportive moderne, kjo shkollë siguron kushtet më të mira për 700 nxënës dhe mësues.
“Në këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojmë ndërtimin dhe rehabilitimin e objekteve arsimore në të gjithë vendin”,thekson Rama.
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës përshëndeti edhe një grup nxënësish që po luanin basketboll.
“E bën e bën, ka emocione”, tha Rama.