Connect with us

Aktualitet

Kush janë ‘shokët’ që e donin të vdekur Gentjan Bejtjan?

Tre atentate dështuan, i katërti qëlloi në shenjë! Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja është një krim i rëndë ku pista kryesore kalon tek ajo e hakmarrjes, kjo dhe nga e kaluara e errët e viktimës.

Por përse kaq atentate ndaj Gentjan Bejtjas dhe kush janë armiqtë e tij?

Më saktë do të ishte të quheshin kush janë ‘miqtë’ që e donin të vdekur. Kjo pasi Bejtja ka konflikte të hapura me persona të botës së krimit, dikur miq për kokë e më pas kërkonin me çdo kusht kokën e tij.

Vëllezërit Durim dhe Valter Brami, dy persona të cilët bënë atentatin e fundit ndaj tij, më korrik të 2023-shit, ku mbeti i vrarë kunati i Bejtjas.

Po ashtu Gentian Bejtja është personi i fundit që ka pasur kontakt me Enver Stufakan, i zhdukur që prej vitit 2015.

Ndaj Bejtjas gjithashtu ka pasur dyshime të forta për përfshirjen e tij në vrasjen e biznesmenit të kromit, Iliaz Çalit, me të cilin kishte marrëdhënie miqësore, si dhe njëherë ishte personi i fundit që kishte kontakte me viktimën.

Ai po ashtu është skeduar edhe për masakrën e mbikalimit të Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj dhe dy shokë të tij. Ndaj, një nga pistat kryesore e vrasjes është motive hakmarrje për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale.

Advertisement