Connect with us

Politike

Vula e PD/ Basha: Nuk ka asnjë shans që Gjykata e Apelit të marrë vendim kundër PD

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ftuar në një emision televiziv ka komentuar çështjen e vulës, deklaroi se Partia Demokratike zyrtare është PD e vërtetë.

Basha u shpreh se ana tjetër (Rithemelimi) duhet të pranojë vendimin e gjykatës.

Nuk ka asnjë shans që Gjykata e Apelit të marrë vendim kundër PD. Ndaj për fat të keq po shohim histeri jashtë çdo etike politike dhe komunikimi që në fakt nga njëra anë tregon nervozizëm dhe nga ana tjetër një përpjekje të dobët për t’iu imponuar gjykatës. Gjykata do të vendos, ndërsa thirrja jonë është që pala tjetër të pranojë vendimin e gjykatës. Ndërsa nga ana tjetër ne kemi besim 100% që asgjë nuk do të ndryshojë në realitetin ligjor. Realiteti politik ështtë diçka tjetër. Realiteti politik është, nuk mund të sugjestionosh publikun me akrobacira. Ishim këtu, shkojmë aty, vijmë, shkojmë. Publiku nuk matet, forca mbështetëse nuk matet me akrobacira të tilla. Publiku në mënyrë pothuajse unanime mbështet listat e hapura, vettingun për politikanët, votën e diasporës, këtu gjendet dhe hapësira për bashkëpunim dhe për bashkim.

Advertisement