Connect with us

Pinknews

“Udhëtoj me Loarin…”/ Meritoni del ‘bllof’, publikohet intervista që e nxjerr kontradiktor

Meriton Mjekiqi e ka përmendur shumë herë djalin e tij, Loarin, në shtëpinë e Big Brother Vip ku shprehet se i biri është gjëja më e rëndësishme për të. Madje ka deklaruar se nëse do të bënte një tatuazh do kishte lidhje me imazhin e djalit.

Në një rrëfim të tij në “Big Brother” Meritoni shprehte se hera e parë që e ka takuar djalin është kur ai mbushi 2 vjeç.
“Nuk kam qenë kur ka lindur djali ja kam dëgjuar zërin nga telefoni sepse nuk kishim viza, pandemia edhe disa probleme që kisha me bashkëshorten prandaj e kam takuar djali për herë të parë kur ishte 2 vjeç e kam të vështir të flas. Kam pasur probleme me ish-bashkëshorten ka muaj që nuk e di si është a ka ecur. Më ka marr malli dua të shoh ndonjë video apo diçka uroj që një dite të behet burrë dhe do ta kuptoj ndarjen tonë do ti kërkoj falje djalit tim dhe do mundohem të jem shembulli me i mirë për të.”

Por në një intervistë të dhënë para disa vitesh në “TvKlan” Meritoni shprehet se mundohet të shijoj çdo moment me të birin asokohe i porsalindur por pa përmendur faktin që nuk e ka takuar ose nuk mund ta takoj.

“Shijoj çdo moment me Loarin, ndoshta jo aq shpesh sa të gjithë prindërit por e shijoj sa të kem mundësi.”

Çfarë tha Meritoni në intervist  para katër vitesh:

Nuk kam bërë martës asnjëherë. Jemi njohur kemi pasur një histori te gjatë deri sa erdhi ne jetë Loari. Ne jemi të ndarë dhe Loari jeton e mamanë e tij ne Austri. Ajo e ka të drejtën e që ta mbaj djalin kohë pas kohe mundohem të udhëtoj të jem pranë Loarit sa më shpesh të jetë e mundur. Egesta ai përkushtohet shume Loarit . Unë si baba jam i mire i përkushtuar. Gjithmonë mendoj për Loarin si do të rritet. Nuk mendoja se do behëm baba sepse unë 22-vjec kam qenë.

Advertisement