Politike
Meta përjashton Kryemadhin nga Partia e Lirisë? Zbardhet ndryshimi
Burime për News24 konfirmojnë se Ilir Meta, kreu i PL-së, pritet që me një propozim per ndryshim statutor, të përjashtojë bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin nga strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë në nivel qendror dhe lokal.
Konkretisht propozimi do te jete se dy anëtarë nga një familje nuk duhet të jenë në nivelet drejtuese të partisë. Ilir Meta ishte i ashpër në fjalën e tij përpara anëtarëve te kryesisë, ku tha se do te luftoje nepotizimin ne partine qe ne vitin 2017-te ia la Monika Kryemadhit, për t’u bere Presidenti i Shqipërisë.
Me tej, Meta solli edhe shembullin e PD-se kur tha se dy drejtues te partisë, nuk sjellin asnjë te mire per formacionin politik.
Burimet per News24 konfirmojne se prej disa muajsh ne Partine e Lirisë ka nisur një përplasje e brendshme mes Ilir Metes dhe Monika Kryemadhit, ku e kanë pësuar edhe mbështetësit e ish-kryetares se LSI-se ne nivel drejtuese.
Zyrtarisht nuk dihet se çfarë e bëri Metën dhe Kryemadhin, të cilët pas 20 vitesh nga ku krijuan Lëvizjen Socialiste për Integrim, tashmë po ndajnë rrugët e tyre politike