Bota
‘Na furnizoni’/ Zelenskyy: Terrori rus vazhdon sepse s’kemi armatim
“Terrori rus ekziston vetëm sepse ne kemi më pak armë dhe zgjidhje për të mbrojtur jetën, sesa Rusia ka kapacitetet për të shkatërruar.
Të gjithë e dinë se sa efektivë janë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, IRIS-T, NASAMS, Hawk dhe sisteme të tjera moderne të mbrojtjes ajrore .
Ne kemi nevojë për ato këtu në Ukrainë: në Kharkiv, Dnipro, Odesa, Mykolaiv, Kherson, Donbas dhe qytete të tjera që vuajnë nga sulmet ruse”, ka shkruar në Telegram presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.“Çdo lider, çdo shtet, çdo ambasador që na ndihmon me mbrojtjen ajrore tani nuk është vetëm një shpëtimtar, por edhe dikush që zvogëlon tundimin rus për luftë.
Sa më pak të arrijë Kremlini përmes terrorit, aq më shumë do të jetë i interesuar për të gjetur paqen. Ne duhet ta detyrojmë Rusinë në këtë së bashku”, shton ai.