Connect with us

Kronike

Vrasja e të moshuarve në Dropull/ Policia zbardh emrin e autorit, çfarë u gjet në banesën e viktimave

Drejtues të komisariatit të Gjirokastrës kanë dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë në Dropull, ku çifti i të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia u gjetën të pajetë në banesën e tyre.  Ky krim tashmë ka një autor të arrestuar, të cilin policia e identifikoi i Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në të njëjtin fshat me viktimat.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për shkaqe të dobëta, konflikte të çastit dhe mosmarrëveshje të mëparshme mes autorit dhe viktimës.

“Nga veprimet hetimore të kryera u arrit në konkluzionin se viktimat ishin goditur me sende të forta dhe prerëse. Nga kontrolli i ushtruar në banesë u gjet dhe u sekuestrua dhe një vlerë rreth 5 milionë lekë të reja që çifti kishte në banesë. U shoqëruan 35 persona, u kryen kontrolle, u bë eksperiment hetimor.

Nga provat e siguruara rezulton se autor i këtij krimi është Thoma Mastora 69 vjeç, banues po në këtë fshat (Bodrishtë). Në vijim të hetimeve u bë ekzekutimi i urdhrit për ndalimin e këtij shtetasi, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë. Ndalimi u bë për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Motivi i krimit ishte për shkaqe të dobëta, konflikte të çastit dhe mosmarrëveshje të mëparshme mes autorit dhe viktimës. Janë sekuestruar disa prova mes tyre edhe arma e dyshuar e krimit, për të cilat pritet ekspertiza.”  tha policia.

Advertisement