Aktualitet
SPAK po mbledh të dhëna nga vendet e BE-së për pasuritë e Ilir Metës
Gazetarja Anduena Llabani tha se SPAK është në pritje të letërporosive nga vende të ndryshme të BE-së në lidhje me pasuritë që janë (apo dyshohet se janë) në emër të Metës dhe familjes së tij.
Po ashtu Llabani bëri me dije se hetimet për çështjen CEZ DIA janë drejt fundit.
“Oltion Bistri ka qenë punonjës në partinë e drejtuar nga Meta. Mendoj që jo rastësisht këta njerëz marrin këta pozicione. Politika i vendos ata, i katapulton, i përdor ata.
Oltrion Bistri mund të jetë një thesar sa i përket fakteve se si funksionojnë sot lidhjet mes politikës dhe krimit.
Janë në pritje të letërporosive.
SPAK është duke mbledhur të dhënat nga vendet e huaja në lidhje me pasuritë që janë, apo dyshohet se janë në emër të Metës dhe familjes së tij.
Çështja ndaj Metës për Çez Dia është drejt fundit”, tha ajo